24-04-2026

U përfshi në rra*hje në stacionin e autobusëve në Prizren, por doli i kërkuar – i dënuari me 1 vit burgim përfundon në QKUK nën përcjellje policore

Një rrahje mes disa personave në stacionin e autobusëve në Prizren ka nxjerrë në pah një zhvillim të papritur, kur njëri nga të përfshirët rezultoi i kërkuar nga drejtësia, mëson Sinjali.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të 24 prillit, rreth orës 01:30, ku në mesin e personave të përfshirë ishte edhe G. Shala (26 vjeç).

Gjatë verifikimit nga policia, është konstatuar se i njëjti kishte urdhër-arrest aktiv për veprën penale “Vjedhje e rëndë”, për të cilën ishte dënuar me një vit burgim.

Pas rrahjes, Shala ka pësuar lëndime dhe fillimisht është trajtuar në Spitalin e Prizrenit, por për shkak të gjendjes shëndetësore është dërguar në QKUK në Prishtinë për trajtim të mëtejmë.

Policia ka bërë shoqërimin e tij nën masa sigurie drejt Prishtinës, ndërsa pas përfundimit të trajtimit mjekësor pritet të zbatohet urdhër-arresti i lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren.

Asnjë koment

Comments are closed.