18-05-2024

Rrahje mes femrave me shkop druri në Dragash

Një femër ka sulmuar me shkop druri dy femra të tjera në Dragash, ndërsa si pasoj viktimat kanë pësuar lëndime, raporton Gazeta e Prizrenit.

Sipas policisë, rasti është cilësuar si dhunë familjare, ndërsa e dyshuara është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar një e dyshuar femër K/Gorane e cila kishte sulmuar fizikisht  me shkop druri dy viktimat femra K/Gorane. Viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.