13-05-2024

Autoambulanca donacion gjerman, i dorëzohet QKMF-së në Malishevë

Autoambulanca që është donacion nga fondacioni gjerman “Luftbrucke”, sot zyrtarisht iu dorëzua Qendrës së Mjekësisë Familjare në Malishevë (QKMF). Vetura është sjellë në Malishevë nga vet përfaqësuesi i fondacionit, humanisti Rudolf Broer, ndërsa është pranuar nga kryetari i Malishevës, Ragip Begaj, që ia ka dorëzuar QKMF-së në Malishevë.

Humanisti Rudolf Broer dhe fondacioni të cilin e drejton “Luftbrucke”, disa herë ka ndihmuar Komunën e Malishevës, me donacione të tilla, siç është një kombibus, për shërbimin e dializës, për personat në nevojë, pastaj karroca për personat me nevoja të veçanta, dhe shumë donacione të tjera, përfshi edhe këtë autoambulancë për nevojat e QKMF-së.

Kjo autoambulancë dhurohet me rastin e shënimit të 30 vjetorit të fondacionit “Luftbrucke”.

Asnjë koment

Comments are closed.