25-03-2026

Rajonale

Bora e parë zbret në Kosovë

Në vargmalet e Brezovicës ka rënë bora e parë ndryshe prej kryeqytetit dhe pjesëve të tjera të Kosovës ku po mbretërojnë temperatura më të larta. Edhe pse jemi në muajin nëntor, në Kosovë po vazhdojnë të jenë temperaturat e nxehta. Eksperti i meteorologjisë dhe profesori universitar, Sylë Tahirsylaj ka bërë të ditur së nga java […]

Specialja fton edhe një ish-pjesëtar të UÇK-së nga Rahoveci

Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nga Fortesa e Rahovecit, Durmish Gashi, ka njoftuar se sot ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale.Durmishi, këtë njoftim e ka bërë përmes Facebook-ut, ku ka thënë se ftesa e tij vjen në ditëlindjen e nipit të tij Andinit. “Më vie keq që sot në vend të urimit për ditëlindjen […]

Malisheva e Rahoveci nga një deputet, pesë komuna tjera mbesin pa përfaqësueses në Kuvend

Komunat të cilat nuk do të kenë asnjë përfaqësues të tyre në Kuvendin e Kosovës: Kaçaniku, Vitia, Hani i Elezit, Obiliqi dhe Fushë Kosova. Asnjëri nga kandidatët e këtyre komunave për deputetë nuk ka arritur të marrë vota të mjaftueshme për t’u bërë pjesë e Kuvendit të Kosovës. Komuna e Kaçanikut, e Vitisë, e Hanit […]

Stuhia i rrënon serrat në Mamushë (VIDEO)

Për para kanë nevojë në Mamushë disa bujq. Atyre erërat e fuqishme, ua dëmtuan serat, transmeton Klan Kosova.

Moti gjatë dy ditëve

Vendi ynë, edhe në ditët në vijim mbetet nën ndikimin e fushave të paqëndrueshme të presionit të ulët që vijnë nga Atlantiku, të cilat kryesisht do të kushtëzojnë mot të ndryshueshëm, e ditën e premte kohë pas kohe me reshje lokale shiu, njofton Prishtina Weather. Shërbimi i meteorologjisë bën të ditur se “ditën e shtunë […]

Aksident i rëndë trafiku në Suharekë (foto)

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pak më parë në Suharekë. Saktësisht në autostradën ‘Ibrahim Rugova’ është shkaktuar një aksident mes dy veturave, teksa nuk dihet për pasoja në njerëz. Shumë pjesë të veturave kanë rënë për tokë, derisa dëmet vërehet të jenë mjaft të mëdha

Priten vërshime në rajonin e Dukagjinit

Sektori i Hidrologjisë i Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës ka njoftuar për mundësinë e vërshimeve për shkak të të reshurave të mëdha që do përfshijnë vendin në ditët në vijim. Sipas këtij njoftimi, reshjet e shiut të filluara nga data 05/11/2019, fillimisht në pjesën perëndimore, gjatë orëve të pasdites kanë përfshirë pjesën më të madhe të […]

Rahoveci përkujton dëshmorët Toni e Mici dhe dëshmorët tjerë

Komuna e Rahovecit në bashkëpunim me OVL e UÇK-së dega në Rahovec kanë organizuar sot, aktivitete të shumta në nderim jetës dhe veprës së dëshmorëve të Kombit: Xhelal Hajda-Toni, Selajdin Mullabazi-Mici nga Rahoveci, Hamdi Hajrizi, Bektesh Haliti dhe Nezir Imeri nga Vushtrria. Aktivitetet në shënimin e 21 vjetorit të rënies së dëshmorëve kanë filluar me nderime […]

Arrestohen katër të dyshuar për narkotikë në Suharekë

Katër të dyshuar tre meshkuj K/Shqiptar dhe një femër K-Shqiptare janë arrestuar si të dyshuar për substanca narkotike, raporton Gazeta e Prizrenit. Policia ka njoftuar se gjatë kontrollit në shtëpinë e njërit prej të dyshuarve është gjetur dhe konfiskuar një sasi substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, në peshë 2 kg e 10 gram. […]

Vdekje e dyshimtë në Suharekë

Një rast i vdekjes së dyshimtë ka ndodhur në Suharekë, raporton Gazeta e Prizrenit. Rasti ka ndodhur dje rreth orës 16:00. Policia ka njoftuar se në Spitalin Rajonal në Prizren është dërguar pa shenja jete viktima mashkull K-Shqiptar. “Vdekja është konstatuar nga mjeku kujdestar ndërsa me vendim te prokurorit trupi i pa jete dërgohet në […]

Newsletter

  • Abonohuni tani!

    Për më të rejat nga Gazeta e Prizrenit.