Arrestohen katër të dyshuar për narkotikë në Suharekë

Katër të dyshuar tre meshkuj K/Shqiptar dhe një femër K-Shqiptare janë arrestuar si të dyshuar për substanca narkotike, raporton Gazeta e Prizrenit.

Policia ka njoftuar se gjatë kontrollit në shtëpinë e njërit prej të dyshuarve është gjetur dhe konfiskuar një sasi substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, në peshë 2 kg e 10 gram.

Të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit njëri prej tyre është dërguar në mbajtje ndërsa tre të dyshuarit tjerët janë liruar në procedurë të rregullt. ./GazetaePrizrenit.net