24-04-2024

Vdekje e dyshimtë në Suharekë

Një rast i vdekjes së dyshimtë ka ndodhur në Suharekë, raporton Gazeta e Prizrenit.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 16:00.

Policia ka njoftuar se në Spitalin Rajonal në Prizren është dërguar pa shenja jete viktima mashkull K-Shqiptar.

“Vdekja është konstatuar nga mjeku kujdestar ndërsa me vendim te prokurorit trupi i pa jete dërgohet në IML për obduksion, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

Në raport nuk jepen të dhëna të tjera rreth identitetit dhe vendit të saktë të ngjarjes./GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.