20-12-2025

Rajonale

Vjedhje në një shtëpi në Malishevë

Një rast i vjedhjes ka ndodhur në një shtëpi në Malishevë. “Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka raportuar se person-a të panjohur me forcë kanë depërtuar në brendinë e shtëpisë së vllaut të tij i cili gjendet përkohësisht jashtë vendit dhe duke demoluar shtëpinë në tërësi kanë vjedhur një televizor dhe gjësende tjera. Rasti është duke u […]

Zbulohet shtatorja e atdhetarit Shejh Myhedin Shehu

Sot në Rahovec mbahet akademi përkujtimore dhe zbulohet shtatorja e atdhetarit, Shejh Myhedin Shehu. Aktiviteti organizohet nga kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj, i cili po ashtu merr pjesë në akademi dhe në zbulimin e shtatores.

Haradinaj sot në Rahovec

Ramush Haradinaj që dha dorëheqje nga posti i Kryeministrit pasi mori ftesë nga Gjykata Speciale. Megjithate, Haradinaj sot do të marrë pjesë në Akademinë Përkujtimore për atdhetarin Shejh Myhedin Shehu, në Rahovec. ”Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në Akademinë Përkujtimore dhe në zbulimin e shtatores së atdhetarit, Shejh Myhedin Shehu, organizuar nën patronatin e Zyrës […]

Dy orë në natyrë bëjnë mirë për shëndetin

Një dozë dy orëshe në natyrë përmirëson në mënyrë domethënëse shëndetin dhe mirëqënien. Sipas një studimi të ri, kjo ndodh edhe nëse thjeshtë qëndron i ulur dhe shijon natyrën. Shëndeti fizik dhe mendor përfiton nga koha e kaluar në parqe, pyje apo plazh dhe kjo është e ditur, por kërkimi i ri, tregon se sa […]

Sot në rajonin e Prizrenit

Ngjarjet e paralajmëruara për sot: Ora 11:00 Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj merr pjesë në Akademinë Përkujtimore dhe në zbulimin e shtatores së atdhetarit, Shejh Myhedin Shehu. (Afër Teqesë së Madhe të Halvetive, Rahovec). Ora 19:00 Lëvizja Vetëvendosje organizon takim me mërgimtarë më Prizren.(Restaurant “Mulliri Pintolli” në Marash). /GazetaePrizrenit.net

Qendrat e Dializës në Rahovec e Suharekë nuk funksionojnë

Edhe pse është e pajisur me aparaturat më moderne, të cilat nuk i kanë as spitalet rajonale në vend, Qendra e Hemodializës në komunën e Rahovecit qe më shumë se një vit nuk është në funksion. Përndryshe, Reparti i Hemodializës në Suharekë, i cili ka filluar të ndërtohet në vitin 2013 e po ashtu i […]

Infermieri dhe shoferi i QKMF-së në Dragash sulmohen nga një i dehur

Një infermier dhe shofer të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Dragash janë sulmuar dje pasdite nga një i dehur gjatë kryerjes së detyrës, Sipas policisë, një person (K-shqiptar) është arrestuar pasi kishte sulmuar fizikisht teknikun medicional dhe shoferin e qendrës (viktimat meshkuj K-Shqiptar). “I dyshuari ishte në gjendje të dehur. Viktimat nuk ka pranuar […]

Parashihet rregullimi i shtratit të lumit nga Hoça e Madhe e Brestoci deri në Krushë të Madhe

Komuna e Rahovecit ka nënshkruar marrëveshje financimi me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ka nënshkruar marrëveshje financimi për Komunën e Rahovecit me  Fatmir Matoshi, ministër i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. Me këtë parashihet financimi i projektit të rregullimit të shtratit të lumit nga Hoça e […]

21 vite nga masakra e Rahovecit

21 vite më parë, ushtria dhe policia e armikut kanë kryer masakrën e Rahovecit. Më 19 korrik të vitit 1998, si pasojë e një sulmi të forcave serbe, në Rahovec pati shumë shqiptarë të vrarë e të plagosur. Në Teqenë e Sheh Myhedinit në Rahovec u masakruan shumë gra, fëmijë dhe pleq që kishin kërkuar […]

Arrestim për “fajde” në Suharekë

Njësia rajonale për hetimin e krimeve ekonomike dhe Korrupsion (NJRHKEK) në Prizren, ka arrestuar të dyshuarin me inicialet  R.B. (lindur 1952) për shkak të dyshimit të veprave penale ‘fajde’ dhe ‘detyrim’, ka filluar hetimet dhe mbledhjen e provave për rastin, shkruan “Gazeta e Prizrenit”. Sipas njoftimit, sot është zbatuar urdhëresa e gjykatës, ku në prezence të […]