20-05-2024

Mospërshtatja e shpejtësisë dhe tejkalimi shkaktoi aksidentin fatal në Rahovec

Shkaktarët e aksidentit në Bërnjak të Rahovecit, ku vdiqën tre persona, janë mospërshtatja e shpejtësisë dhe tejkalimi në mënyrë të pasigurtë, raporton Gazeta Express.

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur dje, në Bërnjak të Rahovecit. Siç mëson Express nga burime brenda organeve të hetuesisë, aksidentin e ka shkaktuar vozitesi me inicialet D.H i lindur në vitin 1959 në Prizren. Aty kanë mbetur të vdekur dy meshkuj dhe një femër dhe janë lënduar edhe dy persona tjerë.

“Pasagjerja me inicialet B.H 1959 nga Prizreni e vetures së shkaktarit të aksidentit është vdekur. Vozitesi i vetures 2 me inicialet I.L i lindur në vitin 1966 nga Rahoveci ka vdekur si dhe F.I i lindur në vitin 1974 nga Prishtina ka vdekur”, tha ky burim për Gazetën Express.

Ndërsa të lënduar kanë mbetur L.J 1973 nga Prishtina dhe S.I 1988 nga Rahoveci.

Për këtë aksident janë dhënë detaje edhe në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

“Fsh. Bërnjak, Rahovec 26.07.2019 – 16:20. Ka ndodhë një aksident trafiku në mes të dy automjeteve me ngasës meshkuj K/Shqiptar. Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të vdekur tre persona dy meshkuj dhe një femër K/Shqiptare. Si dhe tre të tjerë kanë marr lëndime të rënda trupore të cilët janë duke u trajtuar në spital. Me urdhër të prokurorit trupat e pa jetë janë dërguar për Obduksion”, tha policia.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHP) ka shprehur shqetësimin lidhur me numrin e lartë të aksidenteve që po ndodhin në Kosovë.

Mbi 40 persona kanë gjetur vdekjen në rrugët e Kosovës për vetëm gjashtë muaj të vitit 2019 dhe kjo është shqetësuese sipas IKSHP.

Ata gjithashtu janë shprehur se shkaku më i shpeshtë i aksidenteve është faktori njeri, duke dhënë kështu disa rekomandime për kujdesin në komunikacion.

Shkaqet janë të ndryshme, por sigurisht se faktori njeri është më i shpeshtë pasi që nuk janë duke u respektuar rregullat e përgjithshme në trafik, por duke mos munguar as faktori rrugë dhe automjet pasi në shumë vende mungojnë shenjat e komunikacionit dhe veturat e vjetra me mangësi të shumta teknike, thuhet në reagim.

 

Asnjë koment

Comments are closed.