27-07-2024

Shkon në tre numri i të vdekurve nga aksidenti në aksin Fortesë-Rahovec

Ka shkuar në tre numri i të vdekurve nga aksidenti fatal që ka ndodhur në rrugën Fortesë-Rahovec, afër “Stone Castle”.

Më herët, RahoPress raportoi se nga ky aksident kanë mbetur 2 të vdekur dhe 4 të lënduar.
Mirëpo, nga informacionet më të reja, kuptohet se shifra e të vdekurve ka shkuar në 3, si dhe 3 të tjerë mbesin të lënduar rëndë.

RahoPress ka arritur që të sigurojë pamjet e para nga vendngjarja, ku shihet që njëra prej veturave është e shkatërruar tërësisht sa që është i vështirë edhe identifikimi i saj.

Asnjë koment

Comments are closed.