04-09-2025

Rajonale

Çfarë thotë Policia për gruan “misterioze” që u vërejt në rajonin e Prizrenit (VIDEO)

Ka dy ditë që fotografitë e një gruaje u bënë virale në rrjete sociale, me dyshimin se po ngacmon femra dhe fëmijë. Policia sot rreth orës 09:30 ka intervistuar gruan “misterioze” në Sllatinë, njofton Klan Kosova. Klan Kosova ka kontaktuar më të gjitha stacionet policore ku besohet se është parë gruaja. Kjo është përgjigja që […]

2.5 mil euro donacion për njësitë rajonale të “Ekoregjionit” në Prizren

Katër njësi operative të kompanisë për menaxhimin e mbeturinave “Ekoregjioni” nga rajoni i Prizrenit, falw njw donacioni japonez parashihet ta posedojnë teknikën më të përsosur për menaxhim dhe operim, shkruan “Gazeta e Prizrenit”. Suhareka,Malisheva,Rahoveci dhe Dragash, janë përfitues tw donacionit japonez që kap vlerën rreth 2.5 milion euro. Kryeshefi ekzekutiv në kompaninë “Ekoregjioni” në Prizren, […]

Në Komunën e Malishevës 65 punëtorë me kontratë mbi vepër

Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka gjetur se gjatë vitit 2018 Komuna e Malishevës kishte angazhuar 65 punonjës përmes Marrëveshjes për Shërbime të Veçanta (MSHV), por që në kontrata nuk ishte e specifikuar se në cilën bazë ligjore ishin thirrur gjatë hartimit të kontratave. Sipas auditorit, prej tyre 53 persona të njëjtë ishin angazhuar dy […]

Gjashtë muaj burg të akuzuarit që pranoi fajësinë se vodhi një laptop në Rahovec

Gjykata Themelore në Gjakovë, dega në Rahovec, e ka dënuar me gjashtë muaj burgim efektiv të akuzuarin për vjedhje të rëndë, Sebastian Hamza. Aktgjykimi ndaj tij është shpallur nga gjykatësi Mizahir Shabani, pasi që paraprakisht i akuzuari e ka pranuar fajësinë për akuzën me të cilën ngarkohet, raporton “Betimi për Drejtësi”. Ai ka kërkuar nga […]

Moti sot

Për sot, meteorologët parashikojnë mot të paqëndrueshëm. Pritet mot me diell dhe reshje lokale dhe të izoluara shiu. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 10-12gradë celsius, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 23-25 gradë celsius.

Në përfundim ndërtimi i kompleksit memorial për masakrën e Burimit të Malishevës

Ndërtimi i kompleksit memorial për masakrën në Burim të Malishevës, është në përfundim e sipër, pasi shumica dërmuese e punimeve në këtë kompleks kanë përfunduar. Punimet i kanë parë nga afër sot i pari i Malishevës, Ragip Begaj, i cili ishte i shoqëruar edhe nga nënkryetari Hajdin Berisha dhe drejtorët e drejtorive, Islam Vrenezi dhe […]

Malisheva e shqetësuar për ndërprerjen e repelimit të kafshëve, andej vijnë ethet vdekjeprurëse

Shtabi komunal për menaxhimin e situatës në lidhje me ethet hemorragjike Krime Kongo, në një takim të mbajtur sot ka shprehur shqetësimin për ndalimin e aktivitetit të repelimit të kafshëve, si masa më e efektshme për luftimin dhe parandalimin e virusit vdekjeprurës të EHKK, që tek njerëzit përcillet përmes rriqrave. Komuna e Malishevës e ka […]

Rahoveci anulon aktivitetin e prokurimit për furnizim me e-kioskë

Komuna e Rahovecit ka anuluar aktivitetin e prokurimit për furnizim me e-kioskë, që shërbejnë për nxjerrjen e dokumenteve të gjendjes civile. Ekzekutivi lokal, me këtë veprim, ka zbatuar vendimin e Organit Shqyrtues të Prokurimit, i cili ka marrë vendim për anulimin e këtij aktiviteti të prokurimit për shkak të shkeljes së dispozitave të Ligjit për […]

Urdhërarrest ndaj të akuzuarit që mungoi në seancën për vjedhje rryme në Rahovec

Mungesa e të akuzuarit për vjedhje të shërbimeve komunale, B. Kryeziu, ka bërë që të dështojë seanca e paraparë për të hënën në Gjykatën Themelore në Gjakovë, dega në Rahovec. Gjykatësi Mizahir Shabani, tha se për të akuzuarin ka dërguar ftesë të rregullt, por ai nuk i është përgjigjur asaj. Gjykatësi Shabani, ka thënë se […]

Granatë dore në pronën e një personi në Suharekë

Një person në Komunën e Suharekës, dje ka hasur në pronën e tij një mjet shpërthyes, granatë dore. Sipas policisë, njësiti përkatës ka bërë sigurimin e mjetit shpërthyes, kurse njësiti i FSK-së në mënyrë të kontrolluar pa ndonjë pasojë e ka bërë shpërthimin e atij mjeti. Rastin e kishte një person, derisa ka qenë duke […]