15-05-2025

Rajonale

Moti sot

Temperaturat minimale sot do të lëvizin ndërmjet -4 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se do të mbajë mot me vranësira të shpërndara. Shtypja atmosferike mbetet e lartë mbi vlerat e normales. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare […]

400 mijë euro për kompensimin e dëmeve nga vërshimet në Mamushë

Komuna e Mamushës ka bërë të ditur se ka mbaruar afati për aplikim për kompensim të dëmeve të shkaktuara nga vërshimet. “Nga vërshimet e fundit fermerët e Mamushës kanë pësuar shumë humbje”, ka thënë kryetari Abdylhadi Krasnic, duke shtuar se nëpër Mamushë kalojnë dy lumenj, Toplluha dhe Tërnja. “Arsyeja kryesore për dëmtimin e kulturave të […]

Malisheva e Dragashi s’respektojnë barazinë gjinore në komitetet obligative

Malisheva e Dragashi janë ndër komunat të cilat nuk e kanë respektuar barazinë gjinore dy në komitetet obligative. Emisioni i fundit ‘Drejtësia në Kosovë’ transmetoi hulumtimin për shkeljet që Kuvendet Komunale të Komunës së Prishtinës, Vushtrrisë, Malishevës, Deçanit dhe Dragashit bënë gjatë themelimit të komitetit për Politikë dhe Financa dhe komitetit për Komunitete, përcjell “GzetaePrizrenit.net”. […]

Para se të hidhej nga Ura e Fshejtë 79-vjeçari i shkroi mesazh vajzës së tij

Gjatë ditës së djeshme në Gjakovë është gjetur një trup i pajetë tek Ura e Fshejtë.​ Ndërsa prokuroria, ka bërë të ditur se aty ka ndodhur një vetëvrasje Viktima H.A, para se të hidhej nga ura, i ka dërguar një mesazh vajzës së tij për ta njoftuar atë se do t’i jepte fund jetës së […]

QKMF e Malishevës, pajisjet edhe me dy vetura

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) “Dr.Shpëtim Robaj” në Malishevë, është pajisur edhe me dy vetura për nevoja të saj. Njëra është autoambulancë dhe tjetra për nevojat e administratës. Në një njoftim, thuhet se sot është bërë pranimi i autoambulancës, ndërsa drejtorit të QKMF-së, Nuhi Morina, autoambulancën ja ka dorëzuar kryetari i Komunës së Malishevës, […]

Vrasja e Elvis Pistës, lënda kalon në Prishtinë për hetim

Natën e 15 qershorit të vitit 2014, Elvis Pista ishte vrarë duke u qëlluar me 4 plumba pas shpine nga një armë me silenciator. Por, edhe pas katër viteve të vrasjes së tij, organet e hetuesisë kosovare nuk kanë mundur që të nxjerrin qoftë edhe një të dyshuar. Por, familja e të vrarit tashmë janë […]

Gjakovë, 79 vjeçari gjendet pa shenja jete te ura Fshejt

Një person i moshës 79 vjeçare është gjetur pa shenja jete te ura e Fshejt. Sipas zëdhënëses së policisë Lirije Podrimja, para dy orësh është gjetur një person, i cili dyshohet se është hedhur nga ura e Fshejt në Gjakovë. Patrullat policore kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe kanë vërejtur një trup të pajetë […]

Deputetët takojnë qytetarët e Suharekës Deputetët takojnë qytetarët e Suharekës

Kuvendi i Kosovës me iniciativën e Forumit për Transparencë Parlamentare, organizon Ditët e Kuvendit 2018. Gjatë takimeve publike që do të zhvillohen në qytetet e Kosovës, qytetarët do të kenë mundësinë të diskutojnë drejtpërdrejt me deputetët. Takimi i radhës do të mbahet sot në Sallën e Kuvendit të Komunës në Suharekë dhe fillon në orën […]

Kontestohet vendimi i Kuvendit të Malishevës për shkarkim të drejtorit të gjimnazit

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka vlerësuar se vendimi i Kuvendit të Komunës së Malishevës, me të cilin kërkohej shkarkimi i drejtorit të gjimnazit “Hamdi Berisha” është në kundërshtim me legjislacionin në fuqi. Niveli qendror pas shqyrtimit të ligjshmërisë ka pohuar se ky vendim nuk është në kompetencë të KK-së. Po ashtu, ka sqaruar […]

Aksident në Llozicë të Malishevës

Një aksident komunikacioni ka ndodhur këtë mëngjes në fshatin Llozicë të Malishevës. Lexues të Indeksonline kanë dërguar fotografi të aksidentit, ku shihen kombi dhe vetura. Në aksidentin që ka ndodhur në vendin e ashtuquajtur ‘Ura e Rusve’, nuk raportohet për të lënduar. Ekipet mjekësore dhe ato policore kanë dal në vendin e ngjarjes dhe po […]

Newsletter

  • Abonohuni tani!

    Për më të rejat nga Gazeta e Prizrenit.