08-05-2024

Rajonale

Rahovec: Arrestohet pasi tenton ta godasë babanë me thikë

Në fshatin Opterushë të Rahovecit, policia ka njoftuar se një person është arrestuar pasi ka tentuar ta godasë me thikë babanë e tij shkaku i një mosmarrëveshjeje që kishin. Ne raport thuhet se i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Çfarë moti do të kemi deri në fundjavë?

Në rajonin e Prizrenit, sikurse edhe në territorin e vendit tonë, sot parashihet të mbajë moti i mirë, kryesisht me diell. Në ditët në vazhdim temperaturat e ajrit, megjithëse do të mbeten stabile dhe mbi vlera mesatare, do të pësojnë rënie graduale. Minimalet do të luhaten nga 4 gradë C deri në 10 C, e […]

Sot në rajonin e Prizrenit

Ngjarjet e paralajmëruara për sot: Ora 11:00 Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), mban tryezën me temën “Respektimi i gjuhëve zyrtare dhe transparenca si e drejtë bazike për informim”. Në tryezë pritet të marrë pjesë edhe kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka. (Restorant “Ambienti” Prizren). /GazetaePrizrenit.net/

Aktgjykim refuzues ndaj Salim Jenuzit, shpallet i pafajshëm i akuzuari për uzurpim prone

Gjykata Themelore në Prizren ka shpallur aktgjykim refuzues ndaj ish-kryetarit të Dragashit, Salim Jenuzi, i cili akuzohej për keqpërdorim të detyrës zyrtare, kurse është liruar nga akuza për uzurpim të pronës së paluajtshme i akuzuari tjetër në këtë rast, Nexhat Selaj. Aktgjykimi ndaj tyre, është shpallur të martën, nga kryetarja e trupit gjykues, Ajser Skenderi. […]

Vetëvendosja në Dragash akuzon Komunën për keqpërdorim të parasë publike

Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Dragash ka shprehur qëndrimin se vizitat studimore për anëtarët e Kuvendit të Komunës janë të papranueshme për këtë subjekt politik pasi që ato realizohen pa protokoll, në vende turistike e me paratë e taksapaguesve. Një vizitë e tillë sipas LVV-së është organizuar edhe gjatë fundjavës së shkuar dhe se pretendimet […]

Inspektohet furra që furnizon me kifle nxënësit e Malishevës

Të prirë nga drejtori i Drejtorisë së Inspektoratit, Dibran Kastrati, sot në orët e para të mëngjesit, inspektorët e Komunës së Malishevës, kanë inspektuar furrën e bukës “MELI-ek”, e cila furnizon shkollat me kifle. Gjatë këtij inspektimi është vërejtur se pastërtia në ambientet e furrës, e deri në shpërndarjen e kifleve, është në nivelin e […]

Vetëm 6 të lindur në Prizren

Spitali i përgjithshëm  “Prim.Dr.Daut Mustafa” Prizren, reparti Obstetrik (salla e lindjes). Raporti i lindjeve për 24 orët e shkuara: Numri i përgjithshëm i të lindurve 6. 1 mashkull 5 femra 3 lindje me operacion. Ajo që bie në sy gjatë këtij 24 orëshi është se numri i ulët i lindjeve, vetëm gjashtë, për dallim nga ditët […]

Sot në rajonin e Prizrenit

Ngjarjet e paralajmëruara për sot: Ora 11:00 Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Egzon Elshani, do të inspektojnë nga afër punimet rreth realizimit të projektit për hapjen e puseve për ujitjen e tokave bujqësore, tek përfituesit nga thirrja e hapur nga kjo drejtori. /GazetaePrizrenit.net/

Suhareka përkujton demonstratën e vitit 1968

Nën organizimin e Kryetarit të Komunës së Suharekës është mbajtur akademi solemne kushtuar demonstrative të para të vitit 1968 në këtë komunë, më ç`rast u ngrit flamuri kombëtar në mes të qytetit. Muharremaj tha se si institucione po organizohen çdo ditë e më tepër, të ndërtojnë themelin e një organizimi shtetëror i cili punon në […]

Prokuroria heq dorë nga ndjekja penale ndaj ish-kryetarit të Dragashit

Prokuroria Themelore në Prizren, ka hequr dorë nga ndjekja penale ndaj ish-kryetarit të Dragashit, Salim Jenuzi, që akuzohej për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar, ndërsa për të akuzuarin tjetër, Nexhat Selaj, ka vazhduar administrimi i provave. Një gjë të tillë, prokurori Genc Nixha, e ka bërë në seancën e së premtes në Gjykatën Themelore […]

Newsletter

  • Abonohuni tani!

    Për më të rejat nga Gazeta e Prizrenit.