19-05-2024

Aderime të reja në PDK-në e Rahovecit

Në prani të kryetarit të Degës së PDK-së në Rahovec,  Prof.Dr. Idriz Vehapi, Partisë Demokratike të Kosovës iu bashkuan dhjetëra anëtarë të rinj nga nëndega e Sapniqit dhe nëndegët e qytetit.

Në kumtesën e saj, thuhet se PDK në Rahovec po e dëshmon që është e vetmja shpresë dhe alternativë për qeverisje të mirë, atë çfarë Rahoveci e meriton me të vërtetë.

“Këtë më së miri e dëshmuan edhe këta antarë të rinj në parti, të cilët iu bashkuan programit të Dekadës së Re.Anëtarëve të rinj i uruam suksese, dhe së bashku drejtë rrugëtimit tonë, sukseset janë të garantuara”, thuhet në kumtesë./GazetaePrizrenit.net

Fotografia e PDK - Dega Rahovec

Asnjë koment

Comments are closed.