03-05-2024

Ky është mërgimtari që vdiq në aksident në Serbi

Një kosovar ka humbur jetën në një aksident në Serbi, gjersa kishte marrë rrugën për Austri.

Indeksonline mëson se viktima është Ali (Abedin) Krasniqi nga fshati Breznjë e Opojës.

 

Mërgimtari kosovar jetonte prej vitesh në Austri, por që kishte ardhur në Kosovë për të kaluar pushimet dimërore.

 

Krasniqi ka ndërruar jetë në moshën 44 vjeçare ndërsa nga aksidenti fatal në Nish kanë mbetur të lënduar tre persona të tjerë.

Vdekja për të ndjerin erdhi pasi që vetura e tij ishte përplasur me një autobus./Indeksonline/

Asnjë koment

Comments are closed.