17-05-2024

Aksidenti në autostradën afër Suharekës, policia jep detaje

Policia ka dhënë disa detaje rreth aksidentit zinxhiror, që ka ndodhur pasdite në autostradën “Ibrahim Rugova” në segmenti Suharekë-Duhël, në të cilin janë përfshirë 5 vetura.

Sipas zëdhënësit të Policisë, Bajram Krasniqit nga ky aksident kanë pësuar lëndime dy persona.

Sot, ndërkaq raportohet edhe për një aksident tjetër, afër Prizrenit, në të cilin janë përfshirë gjashtë vetura, por nuk raportohet për persona të lënduar.

Asnjë koment

Comments are closed.