13-01-2026

Rajonale

Suharekë: Komuna fillon me gjoba ndaj atyre që hedhin mbeturina

Ata që do të ndotin ambientin me hedhjen e mbeturinave në Komunën e Suharekës do të sanksionohen me gjoba. Në njoftimin e Inspektoratit të Komunës së Suharekës thuhet se vlera e gjobës mandatore është varësisht prej veprimit ndëshkues, prej 20 deri në 100 euro. “Personi ndaj të cilit shqiptohet ndëshkimi me gjobë mandatore është i […]

Familjari i Blerim Kuqit punësohet në QKMF-në e Suharekës

Në pozitën e zyrtarit ligjor në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Suharekë është punësuar Faton Kabashi. Ai është nipi i deputetit të Kuvendit të Kosovës nga AAK-ja, Blerim Kuqi. Suhareka udhëhiqet nga Bali Muharremaj, që vije nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Në listën e ngushtë të kandidatëve që do të intervistoheshin, të publikuar […]

Tahirsylaj: Fundi i nëntorit në Kosovë me borë

Kosova po vazhdon të përcillet me temperatura të nxehta edhe pse ka disa javë që kemi hyrë në stinën e dimrit. Këto masa ajrore pritet që ta përcjellin vendin edhe për disa javë. Eksperti dhe profesori i Meteorologjisë, Sylë Tahirsylaj, thotë se dimri nuk do të sjellë shumë borë në Kosovë dhe se borë pritet […]

Inkubator biznesi në Malishevë

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala dhe kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, kanë  nënshkruar marrëveshjen për ndërtimin e Inkubatorit të Biznesit në Malishevë. Shala ka thënë qëllimi i kësaj marrëveshje është ndihma ndaj komunave që bizneset të kenë kushte dhe mundësi më të mirë për ta zhvilluar veprimtarinë e tyre. Kryetari Begaj, gjithashtu e […]

400 mijë euro i transferohen Komunës së Mamushës për fermerët e dëmtuar

Komuna e Mamushës ka bërë të ditur se do të pranojë 400 mijë euro nga Ministria e Financave për kompensimin e dëmeve në bujqësi, që ishin shkaktuar nga vërshimet në muajin gusht të këtij viti. Sipas njoftimit të kësaj komune, informata për shumën e mjeteve të akorduar për këtë qëllim është komunikuar nga niveli qendror. […]

Suharekë: Të maskuar hyjnë në lokal, pas sulmit  i vjedhin 160 euro dhe cigare

Policia në Suharekë ka raportuar për një vjedhje të rëndë që dje ka ndodhur në një lokal. “Viktima mashkull K/Shqiptar ka informuar se gjersa ishte duke punuar në lokalin e tij, tre persona të maskuar e kanë sulmuar fizikisht dhe nën kërcënim të armës ia kanë grabitur 160 € dhe një sasi të cigareve”, thuhet […]

Sot në rajonin e Prizrenit

Ngjarjet e paralajmëruara për sot: Ora  08:30 Mbahet mbledhja e rregullt e Këshillit të Drejtorëve të Komunës së Malishevës. (Ndërtesa e Komunës)./GazetaePrizrenit.net/

Kontributi i prindërve i rëndësishëm për cilësinë në arsim

Rritja e bashkëpunimit të shkollave me prindërit mundëson zgjidhjen e numrit të madh të problemeve në këto institucione, sikurse edhe avancimin e cilësisë në arsim. Ky konstatim ka dalë nga tryeza e organizuar gjatë kësaj jave në Prizren, ku është diskutuar mbi funksionimin e këshillave të prindërve dhe bashkëpunimin e tyre me institucionet shtetërore. Zyrtarë […]

Çfarë moti do të ketë  gjatë pesë ditëve në Prizren e rrethinë?

Në rajonin e Prizrenit, sikurse edhe në pjesën tjetër të vendit, gjatë pesë ditëve të ardhshme pritet të kemi mot me diell dhe pjesërisht të vranët, shkruan “GazetaePrizrenit.net”. Temperaturat e ajrit, vazhdojnë të mbeten mbi vlera mesatare. Minimalet do të luhaten nga 0 C deri në 2 C, e maksimalet nga 16 – 17 C, […]

Tre ish-presidentë vizitojnë Krushën e Madhe (video)

Me ftesë të Zëvendësministrit të Ministrisë së Punëve të Jashtme ,Besnik Hoti, sot në Krushë të Madhe qëndruan tre ish-presidentë të Kosovës dhe Shqipërisë: Famir Sejdiu, Rexhep Mejdani dhe Alfred Mojsiu.

Newsletter

  • Abonohuni tani!

    Për më të rejat nga Gazeta e Prizrenit.