28-04-2024

Ratkoci i Rahovecit do të bëhet me çerdhe për fëmijë

Në Ratkoc të Rahovecit do të ndërtohet çerdhja për fëmijë.  Për realizimin e projektit sot është nënshkruar kontrata me pronarin e firmës NPN “Euroing”.

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka thënë se kjo u bë në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Fëmijëve, ndërsa rikujtoi se një çerdhe tjetër po ndërtohet në Rahovec.

Sipas tij për vitin tjetër janë në plan edhe çerdhet në Krushë të Madhe e Xërxë.

Ratkoci është njëri ndër fshatrat më të mëdha, jo vetëm të komunës së Rahovecit por edhe më gjerë. /GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.