22-11-2024

Rahovec

Rahovec: Paraburgim dorasit që dyshohet se vrau vëllain

Prokuroria Themelore e Gjakovës, ka bërë kërkesë në Gjykatën Themelore në Gjakovë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të të pandehurit, A.M.,  me dyshimin e bazuar se ai kishte kryer veprën penale: “ Vrasje e rëndë”, dhe “ Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. “Më 08.05.2019, në fshatin Qifllak, Komuna […]

Digjet parku i pleqve (Video)

Pleqtë në Rahovec e kishin një vend ku mund ta kalonin kohën e lirë. Por ata janë dëshpëruar shumë kur e kanë kuptuar se dikush i ka djegur mobilet e atij vendi, kështu duke ua pamundësuar atyre qëndrimin në këtë lokacion.

Rahovec: Vëllezërit dyshohen për vrasjen e vëllait të tyre (VIDEO)

Dy vëllezërit  E.M dhe A.M, të familjes Morina nga Qifllaku i Rahovecit dyshohen për përfshirje në vrasjen e vëllait të vogël, Naser Morinës. Mbi këtë dyshim, policia ka arrestuar ata dhe dy shok të viktimës, njofton Klan Kosova. 32 vjeçari u gjet i vdekur në oborr të shtëpisë, mëngjesin e 9 majit të këtij viti.

Rahovec : Arrestohen dy të dyshuar për një vrasje

Në Rahovec ka arrestuar dy persona të dyshuar për një vrasje që ka ndodhur më 9 maj në fshatin Çifllak të komunës së Rahovecit. Policia e Kosovës njofton se të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje

Vendi ku po i zgjidhin problemet vreshtarët dhe verëtarët

Tani e tutje verëtarët e Rahovecit nuk kanë nevojë të presin gjatë për t’i kryer shërbimet administrative. Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka ngritur një departament të veçantë në këtë qytezë,  i cili merret ekskluzivisht me çështje që ndërlidhen me vreshtarinë dhe vertarinë. Drejtori i Departamentit të  Vreshtarisë dhe Verëtarisë, Bekim Hoxha thotë […]

Gjykata Speciale fton edhe një ish-ushtar të UÇK-së nga Rahoveci

Ftesat e Gjykatës Speciale ndaj ish-luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës po vazhdojnë. E fundit që raportohet të ketë arritur është ajo ndaj Besim Bajramit, ish-ushtar i UÇK-së, që vjen nga fshati Drenoc i Komunës së Rahovecit, raporton Koha.net. Lajmin e ka konfirmuar Dega e OVL e UÇK-së në këtë Komunë. “Vazhdojnë ftesat nga Gjykata […]

Kërkohet paraburgim ndaj shtatë personave për rrahjen mes familjarëve në Rahovec

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka bërë kërkesë në gjykatën e këtij qyteti, për caktimin e masës së paraburgimit kundër shtatë të pandehurve S.N., R.N., Sh. N., B.N., Xh. N., P.N., dhe S.N., për shkak se të njëjtët dyshohet se kanë kryer veprat penale “ Dhuna në familje””. Rasti ka ndodhur në Komunën e Rahovecit, më […]

Sa vota kanë marrë kandidatët e PDK-së në Rahovec, lista e plotë

Partia Demokratike e Kosovës nuk ka dalë edhe aq mirë me vota në Rahovec. Kadri Veseli ka qenë më i votuari në listën e kësaj partie me 3715 vota, para Idriz Vehapit që ka 3240 vota.   Femra më e votuar në Rahovec ka qenë Erlira Mullabazi me 1491 vota.   Andin Hoti ka marrë […]

Për një copë tokë! Si ndodhi e gjithë rrahja e familjes 15 anëtarëshe nga Rahoveci

Shtëpitë nuk i kanë as pesë metra larg nga njëra-tjetra. Por, brenda oborrit të familjes Neziri ka shumë probleme. Vëllezërit e kësaj familje nuk po mund të bien dakord për një metër tokë. Lagjia ‘Haxhi Zharku-Rahovec ku ka ndodhur rrahja Mexha doli të jetë problemi kryesor në të cilin u përfshinë në rrahje mbrëmë pas […]

Rrahje masive për pronën midis 15 anëtarëve të një familjeje, në Rahovec

Një sherr brenda familjes ka ndodhur mbrëmë në Rahovec. Aty ka ndodhur një rrahje masive nga e cila nuk janë kursyer as gratë. 15 persona të së njëjtës familje janë përfshirë në rrahje prej tyre tre të lënduar, të cilat janë ndalur për trajtim në spitalin e Gjakovës e gjashtë të tjerë janë ndaluar në […]

Newsletter

  • Abonohuni tani!

    Për më të rejat nga Gazeta e Prizrenit.