05-03-2026

Sharr ( Dragash )

Dragash: Arrestohen dy të mitur të dyshuar për vjedhje

Me datën 6 shkurt 2019, në Dragash hetuesit policorë, pas një pune hetimore të njësiteve relevante, kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë dy persona të dyshuar (SH.Q. dhe H.H.), të cilët dyshohet të kenë kryer veprën penale ‘vjedhje e rëndë’. Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se të arrestuarit dyshohet të jenë […]

Në Llapushnik të Dragashit arrestohet personi që posedonte drogë

Gjatë një kontrolli në fsh.Llapushnik të Dragashit është arrestuar një person (shqiptar) pasi tek ai janë gjetur substanca të drogës. Sipas raportit policor, të dyshuarit i janë konfiskuar dy qese me 8.25 gram substancë të dyshuar të llojit marihuanë. Policia nuk ka dhënë detaje të tjera rreth rastit. Me urdhër të prokurorit i dyshuari lirohet […]

Shabani takohet me drejtorë dhe me përfaqësues të prindërve të shkollave të Sharrit (ish-Dragashit)

Kryetari i Komunës  së Dragashit, Shaban Shabani është takuar me përfaqësuesit e Këshillit të Prindërve të shkollave dhe drejtorët e shkollave, me të cilët, siç njoftohet është diskutuar rreth situatës aktuale, tashmë kur greva e përgjithshme e mësimdhënësve mbushi dhjetë ditë. Në njoftim thuhet se ata dje kanë diskutuar për nevojën e tejkalimit nga kjo […]

Sharr (ish-Dragash): Shtyhet seanca për uzurpim të pronës ndaj 4 të akuzuarve

Në Gjykatën Themelore në Prizren, dega në Dragash, sot ka dështuar të mbahet seanca ku paditësi Nazim Halimi po kërkon lirimin e pronës pasi pretendon se ajo është uzurpuar nga Driton Qengaj, Kamber Nuhiu, Ramadan Mustafa, dhe Bekim Krasniqi. Shkak i shtyrjes së seancës në divizionin civil u bë mungesa e të paditurit Ramadan Mustafa, […]

Opojani, bashkëpronar i laboratorit më modern në Zvicër!

Armend Krasniqi nga fshati Brezne e Opojës, komuna e Dragashit, është bashkëpronar i njërit ndër laboratorët dentarë më të mirë në Zvicër, i vendosur në qendër të St. Gallenit. Bashkë me zvicëranin, Stefan Abderhalden, Armendi kishte filluar karrierën në vitet `90. Fillimisht si teknik dentar, duke punuar nëpër laboratore të ndryshme zvicerane, për të arritur […]

Ky është mërgimtari që vdiq në aksident në Serbi

Një kosovar ka humbur jetën në një aksident në Serbi, gjersa kishte marrë rrugën për Austri. Indeksonline mëson se viktima është Ali (Abedin) Krasniqi nga fshati Breznjë e Opojës.   Mërgimtari kosovar jetonte prej vitesh në Austri, por që kishte ardhur në Kosovë për të kaluar pushimet dimërore.   Krasniqi ka ndërruar jetë në moshën […]

Arrestohet i dyshuari për rrahjen në Brezne të Opojës

Policia ka njoftuar për arrestimin e personit  të dyshuar, për rrahjen që ndodhi dy ditë më parë në fshatin Brezne të Opojës së Sharrit (ish-Dragashi), shkruan “GazetaePrizrenit.net”. Incidenti kishte ndodhur pas një mosmarrëveshjeje, me ç’rast viktima është dërguar në Spitalin e Prizrenit për tretman mjekësor, derisa i dyshuari ishte larguar. Në raportin e policisë,  thuhet […]

Rrahje në Brezne të Dragashit, një i lënduar për spital

Në fshatin Brezne të Dragashit ka ndodhur një lëndim i rëndë trupor, ndërsa i dyshuari i këtij rasti është larguar pas incidentit, shkruan “GazetaePrizrenit.net”. Në raportin e Policisë, thuhet se rasti ka ndodhur mbrëmë, rreth orës 21:30 pas një mosmarrëveshjeje, me ç’rast viktima është dërguar në Spitalin e Prizrenit për tretman mjekësor. I dyshuari gjendet […]

Dragash: Anulohet për të gjashtën herë kontrata për ujësjellësin kryesor

Komuna e Dragashit për të gjashtën herë ka anuluar njoftimin për dhënien e kontratës për projektin e vazhdimit të punëve në ujësjellësin kryesor. Sipas sqarimit të dhënë nga kjo komunë ky akt është nxjerrë bazuar në vendimin e Organit Shqyrtues të Prokurimit, me anë të të cilit kjo lëndë është kthyer në rivlerësim. Në njoftimin […]

Gjykimi ndaj deputetit Adem Hoxha, kërkohet përjashtimi i gjykatëses

Me pretendimet se gjykatësja e rastit, Sabaheta Kurteshi, mund të tregohet e njëanshme gjatë procedurës dhe marrjes së vendimit, i dëmtuari Berzat Berzati, ka kërkuar përjashtimin e saj nga procesi gjyqësor, në të cilin i akuzuar është deputeti i Kuvendit të Kosovës, Adem Hoxha, njëherësh kryetar i Partisë së Bashkuar Gorane (JPG). Në këtë rast, […]

Newsletter

  • Abonohuni tani!

    Për më të rejat nga Gazeta e Prizrenit.