25-04-2024

Sharr ( Dragash )

Vetëvendosja në Dragash akuzon Komunën për keqpërdorim të parasë publike

Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Dragash ka shprehur qëndrimin se vizitat studimore për anëtarët e Kuvendit të Komunës janë të papranueshme për këtë subjekt politik pasi që ato realizohen pa protokoll, në vende turistike e me paratë e taksapaguesve. Një vizitë e tillë sipas LVV-së është organizuar edhe gjatë fundjavës së shkuar dhe se pretendimet […]

Prokuroria heq dorë nga ndjekja penale ndaj ish-kryetarit të Dragashit

Prokuroria Themelore në Prizren, ka hequr dorë nga ndjekja penale ndaj ish-kryetarit të Dragashit, Salim Jenuzi, që akuzohej për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar, ndërsa për të akuzuarin tjetër, Nexhat Selaj, ka vazhduar administrimi i provave. Një gjë të tillë, prokurori Genc Nixha, e ka bërë në seancën e së premtes në Gjykatën Themelore […]

Në Plavë të Dragashit gjenden 5 kg drogë, arrestohet një e tre të tjerë në arrati

Një person është arrestuar në fshatin Plavë të Dragashit në mëngjesin e së hënës, pasi i janë gjetur pesë kilogramë drogë të tipit marihuanë. Sipas njoftimit nga policia e Kosovës, vetura “Audi” ishte ndalur për shkak të tejkalimit të shpejtësisë, ndërsa gjatë shqiptimit të gjobës një polic kishte vënë re një qese plastike të dyshimtë. […]

Anulohet vizita studimore e anëtarëve të Kuvendit në Dragash

Laurat Krasniqi, asambleist i Vetëvendosjes në Kuvendin Komunal të Dragashit ka njoftuar se është anuluar vizita studimore e anëtarëve të kuvendit komunal të Dragashit. Krasniqi thotë se anulimi ndodhi pas angazhimit dhe konsistencës së tij. Kujtojmë se Komuna e Dragashit kishte planifikuar ti dërgojë delegatët dhe punëtorët tjerë në një vizitë studimore në disa qytete […]

Si u vranë vranë nga serbët vëllezërit nga Zaplluxha dhe miku i tyre nga Kuklibegu

Me 1 shtator 1998 përderisa ishin duke siguruar drunjtë për dimër, në pyllin e Zaplluxhës ishin vrarë vëllezërit Muhamed e Xhymret Shemsidini dhe Sabri Maliqi. Organizata Fondi për te Drejtën Humanitare (FDH) rrëfen kronologjinë e asaj ngjarje të tmerrshme shatorin e vitit 1998, përcjell Opoja Sot. Ngjarja e plotë e përshkruar nga FDH Vëllezërit Muhamed […]

Halil Kastrati fillon ndërtimin e tetë shtëpive në Opojë

Humanisti Halil Kastrati po vazhdon me aktivitetet e tija humanitare për të ndihmuar familjet skamnore dhe jetimët anë e mbanë trojeve shqiptare. Përmes një njoftimi në Facebook, Kastrati ka njoftuar se sot ka filluar ndërtimi i tetë shtëpive në Opojë. Nga një poezi që ka postuar Kastrati, ai ka lënë të nënkuptohet se është bërë […]

LDK reagon për konkursin në arsim: Nuk mundemi të heshtim në pafundësi

LDK në Dragash ka mbajtur një mbledhje të dielën më 9 shtator, ku ka diskutuar për gjendjen në Komunën tonë. Në fokus të kësaj mbledhje ishin dy pika: konkursi i fundit në arsim dhe anulimi i tenderit të ujësjellësit, njofton Opoja Sot. LDK e konsideron të manipuluar konkursin në arsim duke thënë se “Komuna e […]

Dragash: Gjendja e mjerueshme e rrugës në shkollën e Kosavës (Video)

Fshati Kosavë ka problem me rrugën e shkollës që nga paslufta. Emisioni “Zyra e Ankesave”, që transmetohet në RTV Dukagjini ka transmetuar disa fotografi nga rruga që dërgon në shkollën fillore të Kosavës. Moderatori dhe analisti i njohur, Arben Ahmeti ironizon madje, duke thënë se “nëse bie shi, nxënësit duhet të shkojnë me anije në […]

Kërkohet anulimi i procesit të përzgjedhjes së mësimdhënësve në Dragash

Lëvizja Vetëvendosje në Dragash ka kontestuar rekrutimin e mësimdhënësve të rinj duke thënë se procesi duhet të anulohet. Sipas subjektit opozitar në Dragash, testi iu është dhënë disa prej kandidatëve me përgjigje të sakta ende pa hyrë në testim, përcjell Opoja Sot. Më poshtë njoftimi i plotë nga Vetëvendosje Dragash Në këtë mënyrë organizohet konkursi […]

Ndahen 25 mijë euro për rehabilitimin e deponisë në Sharr

Ushtruesi i detyrës së ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, së bashku me kryetarin e Komunës së Dragashit, Shaban Shabani, sot, kanë nënshkruar një Marrëveshje Bashkëpunimi për realizimin e projektit “Modernizimi dhe zgjerimi i deponisë së mbeturinave në Sharr”, i cili ka vlerën prej 25 mijë euro në vitin fiskal 2018 dhe që […]

Newsletter

  • Abonohuni tani!

    Për më të rejat nga Gazeta e Prizrenit.