28-04-2024

Sharr: Aksion kundër lojërave të paligjshme të fatit

Inspektorati i Komunës së Dragashit, së bashku me njësitit anti-kontrabandë të Doganës së Kosovës, kanë kontrolluar dy lokale afariste në fshatin Brezne të Dragashit, nën dyshimin se në këto lokale po kryhen veprimtari të paligjshme të lojërave të fatit me ç’rast janë konfiskuar gjithsej katër shtëpiza të kompjuterit të palicencuara.

Në këtë lokacion, një lokal, me pronar të dyshuarin mashkull, ishte i mbyllur. Kontrollimi ka vazhduar në fshatin Pllave- “Opoja Petrol”, ku janë konfiskuar dy shtëpiza të kompjuterit të palicencuara, raporton KsP.

Ndërsa në fshatin Bellobrad janë gjetur dhe konfiskua katër aparate të “Pokerit”.

Asnjë koment

Comments are closed.