13-05-2024

Në Malishevë është vënë gurthemeli për ndërtimin e Qendrës së banimit social. Aty do të strehohen 40 familje në nevojë

Në Malishevë është vënë gurthemeli për ndërtimin e Qendrës së banimit social. Aty do të strehohen 40 familje në nevojë.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj tha se në këtë mënyrë po zgjidhet çështja e të pastrehëve.

Ai tha se ky projekt është shumë i rëndësishëm dhe është lajmi më i mirë për familjet në nevojë dhe të gjithë.

Ndërsa, kryetari i Komunës së Malishevës tha tregoi se projekti realizohet në bashkëpunim të komunës me Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale.

I pranishëm ishte edhe zëvendësministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Çerkin Dukolli, i cili tregoi se ministria e ka përkrahur komunën me një shumë për këtë projekt. Ai tha se synojnë që përmes realizimit të këtij projekti të zbusin nevojat e familjeve./kp

Asnjë koment

Comments are closed.