28-04-2024

Dënime me gjobë tre persona nga Dragashi, për kërcënim e dëmtimin e veturës të ish-mikut

Departamenti  i Përgjithshëm Penal, që vepron në kuadër të Gjykatës Themelore të Prizrenit, ka bërë shpalljen e aktgjykimit  dënues ndaj të akuzuarve  me iniciale  I.K.,G.K. dhe H.K.që të tre nga fshati Brezne,  Komuna e Dragashit për shkak të veprave penale asgjësim apo dëmtim dhe veprës penale kanosje, shkruan “GazetaePrizrenit.net”

Të akuzuarin me iniciale I.K. nga fshati Brezne, gjykata e ka shpallur fajtor dhe dënuar me dënimin UNIK me gjobë në shumën prej 400 (katërqind ) euro,  i akuzuari i dytë me iniciale G.K., është dënuar me dënimin me UNIK me gjobë në shumën prej 600 (gjashtëqind) euro , ndërsa të akuzuarin e tretë  me iniciale H.K. gjykata e ka shpallur fajtor  dhe dënuar me dënimin UNIK  me gjobë në shumën prej 400 (katërqind) euro.

Në arsyetimin e aktgjykimit, thuhet se me datën 18.06.2017 rrethe orës 13:30, në fshatin Vlashnje në kyçje për në fshatin Poslisht, të Prizrenit, në bashkëveprim asgjësojnë, dëmtojnë apo e bëjnë të papërdorshme pasurin e personit tjetër, në atë mënyrë për shkak të problemeve në lidhje me vajzën e të pandehurit me iniciale  I.K., të pandehurit i dalin përpara derisa i dëmtuari me iniciale N.K. ishte duke drejtuar automjetin, dhe kur tenton për ta kthyer automjetin, të pandehurit e godasin me shufra hekuri dhe me çelësin për ndërrimin e rrotave në pjesë të ndryshme automjetin e të dëmtuarve, me ç’rast të dëmtuarit i shkaktojnë dëm pasuror.

Po të njëjtën datë, rreth orës 14.00 në fshatin Poslisht, në shtëpinë e të dëmtuarit me iniciale N.K., në bashkëveprim seriozisht e kanos personin tjetër me fjalë se do të privoj nga jeta ose do t’i shkaktoj lëndime të rënda trupore atij dhe familjes së tij,  duke i shkaktuar frikë dhe ankth, të dëmtuarit./GazetaePrizrenit.net/

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.