05-05-2024

Në Prizren nisën punimet për një çerdhe të re dhe Shkollën e Muzikës

Prizreni do të bëhet me dy objektet të reja një shkolle të muzikës dhe një çerdheje për fëmijë, gurthemeli i të cilave është vënë sot, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.

Në lagjen “Bajram Curri” nisi ndërtimi i çerdhes, derisa në hapësirën ish- Benafit, që një kohë të gjatë kishte mbetur si e pashfrytëzuar nisi ndërtimi i  objektit të ri të Shkollës së Mesme të Muzikës.

Kryetari i Komunës së Prizrenit Mytaher haskuka tha se edukimi dhe arsimi mbeten prioritet dhe në këtë aspekt këto dy projekte janë shumë të rëndësishme që fëmijët tanë të kenë të ardhme më të ndritur dhe arsim më cilësor.

Në ceremoninë mori pjesë edhe ministri i Administratës Publike të Kosovës,  Mahir Jagxhilar.

Projektet po realizohen në bashkëpunim me Ministrinë e Administratës Publike dhe Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, të cilët janë përgjegjës për planin dhe dinamikën e punimeve./GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.