05-05-2024

Prizren: 28 mijë euro për dekorimin e qytetit

Prizreni nuk ka bërë ndonjë ndryshim nga viti i kaluar sa i përket dekorimit të qytetit.

Zëdhënësi i kësaj komune, Lis Dorambari, ka thënë për portalin “GazetaePrizrenit.net” se edhe sivjet nga buxheti komunal janë ndarë rreth 28 mijë euro nga buxheti për këtë qëllim.

Ai ka thënë se këtë vit do të zgjerohet dekorimi i qytetit.

Punimet për dekorim tashmë kanë filluar. Ato do të përfshijnë gjithë qendrën historike të qytetit (Shatërvani, Sheshi i Lidhjes, rrugët kryesore).

Dorambari ka thënë se pos kësaj parashihen dekorime të veçanta edhe në Shtëpinë e Bardhë,  Administratën Komunale, dhe në lumin Lumbardhi.

Asnjë koment

Comments are closed.