03-03-2026

Therandë ( Suharekë )

Një këmbësor goditet në Suharekë

Një person ka marrë lëndime të rënda trupore pasi është goditur nga një veturë në fshatin Reshtan të Suharekës. Sipas njoftimit, aksidenti ka ndodhur gjatë kohës kur viktima ishte duke e kaluar rrugën. I njëjti është dërguar në Spitalin e Prizrenit për trajtim mjekësor.

Me eksploziv katër persona thyejnë bankën TEB në Suharekë

Në mëngjesin e kësaj të diele katër persona të maskuar kanë tentuar të plaçkisin filialën e bankës TEB në Suharekë. Rastin e ka konfirmuar edhe Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj, i cili tha se sot rreth orës 3:45, të dyshuarit përdorën eksploziv për të thyer derën hyrëse të bankës. […]

Rrahje mes të miturve në Suharekë

Një rrahje midis të miturve ka ndodhur dje në Suharekë, ndërsa dy prej tyre kanë pësuar lëndime të lehta trupore, raporton Gazeta e Prizrenit. Policia ka njoftuar se  gjashtë meshkuj K-Shqiptarë (të mitur) janë rrahur në mes vete. Dy nga të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor. Njësia përkatëse policore është duke u marrë me rastin. […]

Ish-kryetari i Suharekës dhe dy të tjerët lirohen nga akuza për korrupsion

Gjykata Themelore në Prizren e ka shpallur të pafajshëm ish-kryetarin e Komunës së Suharekës, Sali Asllanaj, i akuzuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare. Nga një akuzë e tillë, janë liruar edhe ish-drejtori i Arsimit, Sherif Berisha dhe ish-drejtori i shkollës “Bajram Curri”, Milazim Hajdari, raporton “Betimi për Drejtësi”. Aktgjykimi ndaj tyre është shpallur të enjten […]

Miqtë ia djegën djalin për së gjalli, babai nga Suhareka kërkon burgim të përjetshëm

Gjykata Themelore e Prizrenit i ka dënuar me 57 vjet burgim Resmije Bytyqin, Murat Ademin dhe Fadil Fetahun për veprën penale vrasje e rënd. Në këtë vend në fshatin Pecan, me duar të lidhura ishte sjellë Abedin Bytyqi nga fshati Semitisht i Suharekës, në vitin 2016. Ai ishte rrëmbyer në kërcënimin e armëve nga Murat […]

Prokurori kërkon dënimin e ish-kryetarit të Suharekës, ai kërkojnë pafajësinë

Prokuroria Themelore në Prizren, ka kërkuar që ish-kryetari i Suharekës, Sali Asllanaj, ish-drejtori i Arsimit, Sherif Berisha dhe ish-drejtori i shkollës “Bajram Curri”, Milazim Hajdari të shpallen fajtorë për keqpërdorim të pozitës zyrtare, si dhe të dënohen sipas ligjit. Asllanaj akuzohet se sa ka qenë në pozitën e kryetarit të Suharekës, pa procedurë të tenderimit, […]

Muharremaj kërkon nga drejtorët komunalë respektimin e ligjit

Kryetari i Komunës së Suharekës Bali Muharremaj, ka mbajtur sot takimin e radhës me drejtorët e drejtorive komunale. Gjatë takimit kryetari Muharremaj ka diskutuar me të gjithë të pranishmit për situatën që kishte të bënte me pagesat, përkatësisht gjendjen rreth obligimeve financiare. Kryetari edhe kësaj radhe ka kërkuar që të respektohet Ligji dhe afatet. Pas […]

Arrestime për skema piramidale dhe bixhoz të paligjshëm në Suharekë

Policia ka njoftuar për arrestimin e tre personave në tri raste në Suharekë për shkak të dyshimit të organizimit të lojërave të fatit, raporton “Gazeta e Prizrenit”. Në raportin 24 –orësh të Policisë, thuhet të tri rastet kanë ndodhur mbrëmë në rrugën “Hajdin Berisha”. Njoftimi i plotë nga Policia e Kosovës: Rr. Hajdin Berisha, Suharekë […]

Arrestohet një i dyshuar për substanca narkotike në Suharekë

Policia ka arrestuar një person në Gjinoc të Suharekës, lidhur më një rast të dyshuar për posedim të pa autorizuar të substancave narkotike, që ka ndodhur një vit më parë, raporton Gazeta e Prizrenit. Sipas policisë, nga njësitë relevante policore me urdhëresë të gjykatës është bërë kontrolli i shtëpisë dhe objekteve përcjellëse pronë e të dyshuarit […]

Goditen nga vetura dy këmbësorë në Suharekë

Një aksident trafiku me lëndime ka ndodhur në Suharekë, raporton “Gazeta e Prizrenit”. Sipas policisë, dje në rrugën “Skënderbeu” është raportuar se i dyshuari mashkull K/Shqiptar duke drejtuar automjetin nga pakujdesia ka goditur dy  viktima meshkuj K/Shqiptar-këmbësorë duke u shkaktuar lëndime trupore. Viktimat  janë dërguar në Spitalin e Prizrenit për tretman mjekësor ndërsa me vendim […]

Newsletter

  • Abonohuni tani!

    Për më të rejat nga Gazeta e Prizrenit.