26-04-2024

Rrahje mes të miturve në Suharekë

Një rrahje midis të miturve ka ndodhur dje në Suharekë, ndërsa dy prej tyre kanë pësuar lëndime të lehta trupore, raporton Gazeta e Prizrenit.

Policia ka njoftuar se  gjashtë meshkuj K-Shqiptarë (të mitur) janë rrahur në mes vete.

Dy nga të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor. Njësia përkatëse policore është duke u marrë me rastin. /GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.