20-04-2024

Arrestime për skema piramidale dhe bixhoz të paligjshëm në Suharekë

Policia ka njoftuar për arrestimin e tre personave në tri raste në Suharekë për shkak të dyshimit të organizimit të lojërave të fatit, raporton “Gazeta e Prizrenit”.

Në raportin 24 –orësh të Policisë, thuhet të tri rastet kanë ndodhur mbrëmë në rrugën “Hajdin Berisha”.

Njoftimi i plotë nga Policia e Kosovës:

Rr. Hajdin Berisha, Suharekë 06.12.2019 – 19:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, nën dyshimin e bazuar se i njëjti ka organizuar lojëra të fatit. Nga i dyshuari është konfiskuar një telefon mobil dhe 279.50 euro para të gatshme. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Rr. Hajdin Berisha, Suharekë 06.12.2019 – 19:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, nën dyshimin e bazuar se i njëjti ka organizuar lojëra të fatit. Nga i dyshuari është konfiskuar një telefon mobil dhe 283.60 euro para të gatshme. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Rr. Hajdin Berisha, Suharekë 06.12.2019 – 19:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, nën dyshimin e bazuar se i njëjti ka organizuar lojëra të fatit. Nga i dyshuari është konfiskuar një telefon mobil, një laptop dhe 76.85 euro para të gatshme. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt. /GazetaePrizrenit.net /

Asnjë koment

Comments are closed.