08-05-2024

Therandë ( Suharekë )

Në Mushtisht vazhdon rregullimi i shtratit të lumit

Koha e mirë si duket ka mundësuar vazhdimin e punimeve për rregullimin e shtratit të lumit në fshatin Mushtisht. Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, në një postim në “facebook” ndër tjera ka shkruar se komuna e Therandës do të ndryshojë përmes punës dhe bashkëpunimit./GazetaePrizrenit.net

Suharekë: Arrestim për shkak të posedimit të substancave narkotike

Në rrugën “Brigada 123”, të Suharekës është arrestuar një person (K/Shqiptar), për shkak se posedonte substanca narkotike. Sipas Policisë, gjatë kontrollit tek ai, dje janë gjetur në posedim dhe konfiskuar 2.27 gram të llojit të dyshuar si “marihuanë”. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar, kurse rasti vazhdon në procedurë të rregullt./GazetaePrizrenit.net

Suhareka do të bëhet me objekt të ri të komunës

Suhareka do ta ketë objektin e ri të komunës me shumë shërbime të avancuara dhe me sallën e Asamblesë Komunale. Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka bërë të ditur se ka nënshkruar marrëveshjen e bashkëfinancimit me Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal për objektin e ri i cili do të ndërtohet brenda dy […]

Arrestohet për kanosje një person në Mushtisht të Suharekës

Një person është arrestuar për kansoje në fshatin Mushtisht të Suharekës. Sipas raportit të policisë, rasti ka ndodhur dje, por nuk janë dhënë hollësi të tjera për shkaqet e këtij incidenti. “Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt”./GazetaePrizrenit.net/

Suharekë: Deklarohet i pafajshëm i akuzuari se kishte kanosur zyrtarët policorë

I akuzuari për veprën penale të kanosje, Zykri Aliu, është deklaruar i pafajshëm në seancën fillestare të mbajtur të hënën, në Gjykatën Themelore në Prizren, dega në Suharekë. Pas leximit të aktakuzës nga prokurori Shpend Binaj, i akuzuari është deklaruar se nuk e ndien vetën fajtor për veprën penale që i vihet në barrë, raporton […]

Prokuroria thotë se ka prova ndaj ish-kryetarit të Suharekës dhe të tjerëve, mbrojtja të kundërtën

Prokuroria Themelore në Prizren pretendon se ka prova të mjaftueshme me të cilat do vërtetohet se ish-kryetari i Suharekës, Sali Asllanaj dhe dy të tjerët, kanë kryer veprat penale që lidhen me korrupsionin. Një deklarim të tillë, e ka dhënë prokurorja e rastit, Ervehe Gashi, në seancën e së mërkurës në Gjykatën Themelore në Prizren […]

Komuna jep nga 250 euro për nënat që lindin fëmijë në këtë Qendër të Mjekësisë Familjare

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka njoftuar se nga tani, të gjitha gratë që lindin fëmijë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Suharekë, do të marr 250 euro mjete financiare. Në një postim në Facebook, Muharremaj ka shkruar se ky vendim është me rëndësi të madhe për qytetarët e Suharekës.   Më […]

Arrestohen dy persona për armëmbajtje dhe disa vepra penale

Hetuesit policorë të Stacionit Policor Suharekë, sot pas një aktiviteti hetimor, kanë identifikuar dy persona për përfshirje në veprat penale: mbajtje në pronësi, kontroll, ose posedim të paautorizuar të armëve’ dhe ‘importi, eksport, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armeve apo materieve plasëse’, shkruan “GazetaePrizrenit.net”. Policia ka arritur t’i arrestojë të […]

Nga 1 marsi, Suhareka fillon kompensimin e shpenzimeve të varrimit

Kryetari i Komunë së Suharekës, Bali Muharremaj sot ka nënshkruar marrëveshjen për mbulimin e shpenzimeve të varrimit për qytetarët e kësaj komune. “Tash e tutje Komuna e Suharekës do të mbuloj shpenzimet për ritet fetare dhe ceremoninë e varrimit për çdo qytetar të vdekur. Sipas një marrëveshje të mirëkuptimit për financim, që është nënshkruar sot […]

Hollësi të reja rreth vdekjes së 22 vjeçarit nga Mushtishti

Krenar Jemeni, 22 vjeçari nga fshati Mushtitsht i komunës së Suharekës ka humbur jetën gjatë ditës së djeshme, sa ishte duke punuar në kompaninë “Labi-Oil”. 22 vjeçari ishte duke e pastruar rezervuarin e naftës kur humbin jetën. Rasti nga Prokuroria e Prishtinës është cilësuar si vdekje e dyshimtë. Kryeprokurori i Prishtinës, Imer Beka për Insajderin […]

Newsletter

  • Abonohuni tani!

    Për më të rejat nga Gazeta e Prizrenit.