18-05-2024

Policia jep hollësi për vrasjen në kazinon e Suharekës

Një person është gjetur i vrarë në kazinon “Cayot Club” në qytetin e Suharekës.

Zëdhënësi i Policisë në rajonin e Prizrenit, Vese Gashi, ka thënë se të gjitha njësitët e nevojshme kanë dalë në vendin e ngjarjes, Prokurori, Forenzika dhe janë duke e bërë hetimin, njofton Klan Kosova.

“Personi i vrarë është i gjinisë mashkullore dhe rreth moshës 30 vjeçare”, ka thënë Gashi për klankosova.tv.

Asnjë koment

Comments are closed.