03-03-2026

Therandë ( Suharekë )

Suharekë: Gruaja ikën nga shtëpia, pas një mosmarrëveshje me burrin

Një burrë ka raportuar në polici se gruaja e tij është larguar nga shtëpia pas një mosmarrëveshje verbale mes tyre. Rasti ka ndodhur para dy ditësh në Suharekë, përderisa ende nuk Rasti po hetohet nga Policia.

Suharekë: Rrahën për vdekje një person, aktakuzë autorëve

Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve A.S., dhe F.M., për shkak të veprës penale “Lëndim i rëndë trupor” ndaj tashmë të ndjerit D.M., rast ky që ka ndodhur në Gjinovc të Suharekës, shkruan “GazetaePrizrenit.net”. Sipas aktakuzës, të akuzuarit personit tjetër i kanë shkaktuar lëndime të rënda […]

Suhareka ndalon mjetet piroteknike

Komuna e Suharekës ka marrë vendim për ndalimin dhe përdorimin e mjeteve piroteknike për festat e fundvitit. Sipas një komunikate të Komunës në “Facebook”, ky vendim ka hyrë në fuqi për shkaqe sigurie dhe vlen prej datës 17 dhjetor dhe në 15 janar 2019. Ndërkaq, bëhet e ditur se personat të cilët bien në kundërshtim […]

Gjykata Speciale: Çfarë thoshte Remzi Shala rreth akuzës për rrëmbimin e një civili nga Suhareka gjatë luftës (video)

Ish-eprori i UÇK-së, Remzi Shala, i njohur me nofkën e luftës Komandant “Molla e Kuqe”, është ftuar nga Gjykata Speciale me seli në Hagë në cilësinë e të dyshuarit. Shala, i cili është nga Mushtishti i Suharekës, është duke u gjykuar në Gjykatën e Prizrenit nën akuzën për krime lufte të kryera. Aktakuza e Prokurorisë […]

Një ish-komandant i UÇK-së nga Suhareka merr ftesë nga Specialja, por thotë se s’do të shkojë

Remzi Shala nga Suhareka, ish-komandant i UÇK-së  i njohur si “Komandant Molla e Kuqe”, thotë se ka marrë ftese nga Gjykata Speciale për të shkuar në Hagë më 17 janar 2019. Ai i ka shkruar Gazetës Zëri dhe ka thënë se nuk do t’i përgjigjet ftesës se kësaj gjykate. Shala po ashtu u ka bërë thirrje […]

Suharekë: Prokuroria kërkon dënim për tentim vrasjen në Bllacë, mbrojtja lirimin

Prokuroria Themelore në Prizren, ka kërkuar që të shpallen fajtorë të akuzuarit Pajtim dhe Agim Suka, për veprat penale të vrasjes së mbetur në tentativë, armëmbajtjes pa leje dhe asaj të lëndimit të lehtë trupor. Një propozim të tillë e ka dhënë prokurorja Ervehe Gashi, në seancën e së mërkurës në Gjykatën Themelore në Prizren, […]

Suhareka nënshkruan marrëveshje me KNKRS-në për Programin Nacional për Rininë

Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport (KNKRS) në Qeverinë e Kosovës, Rexhep Hoti, u prit sot në vizitë nga kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, me ç’rast nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi për realizimin e Programit Nacional për Rininë në këtë komunë, njofton kumtesa e ministrisë, transmeton Koha.net. “Programi Nacional për Rininë është hartuar për […]

Arrestohet një suharekas për mashtrim të një femre dhe mashkulli

Një person është arrestuar në Suharekë për shkak të dyshimit se ka vënë në lajthitje viktimën femër K/Shqiptare, të cilës ia ka marrë 60 €. Sipas policisë, i dyshuari një personi tjetër ia ka marrë veturën. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Xhavit Sylaj”, ku i dyshuari është intervistuar në prani të avokatit dhe me urdhër […]

Deputetët takojnë qytetarët e Suharekës Deputetët takojnë qytetarët e Suharekës

Kuvendi i Kosovës me iniciativën e Forumit për Transparencë Parlamentare, organizon Ditët e Kuvendit 2018. Gjatë takimeve publike që do të zhvillohen në qytetet e Kosovës, qytetarët do të kenë mundësinë të diskutojnë drejtpërdrejt me deputetët. Takimi i radhës do të mbahet sot në Sallën e Kuvendit të Komunës në Suharekë dhe fillon në orën […]

Gjykimi për vrasjen në Peqan të Suharekës, sërish kërkohet përjashtimi i prokurorit Genc Nixha

Sërish është kërkuar përjashtimi i prokurorit Genc Nixha, në gjykimin ndaj të akuzuarve për vrasje të rëndë, shtytje në vrasje dhe mos lajmërim të veprës penale, Murat Ademi, Reshat Ademi, Resmije Bytyqi dhe Fadil Fetiu. Për këtë arsye, prokurori Nixha kërkoi shtyrjen e seancës e paraparë të mbahej të mërkurën, në Gjykatën Themelore në Prizren, […]

Newsletter

  • Abonohuni tani!

    Për më të rejat nga Gazeta e Prizrenit.