17-05-2024

Suharekë: Rrahën për vdekje një person, aktakuzë autorëve

Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve A.S., dhe F.M., për shkak të veprës penale “Lëndim i rëndë trupor” ndaj tashmë të ndjerit D.M., rast ky që ka ndodhur në Gjinovc të Suharekës, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.

Sipas aktakuzës, të akuzuarit personit tjetër i kanë shkaktuar lëndime të rënda trupore me rrezikim të jetës, e që ka rezultuar me vdekje. Kështu, me datë 07.04.2018 pas orës 02:00, në kafenenë “Vullkani” në Gjinovc, të akuzuarit duke qenë në shoqëri me disa shokë dhe në gjendje të dehur, pas një fjalosje verbale vijnë deri te konflikti fizik me tashmë të ndjerin D.M.

Të akuzuarit, e godasin të ndjerin me grushta dhe me mjete të forta në kokë, dhe si pasojë e goditjeve dhe e lëndimeve të marra, i ndjeri bie në gjendje kome.

I ndjeri, pas tretmanit mjekësor dhe qëndrimit në QKUK në Prishtinë, vdes me datë 29.04.2018.

“Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se të pandehurit A.S., dhe F.M., kanë kryer veprën penale “Lëndim i rëndë trupor. Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të akuzuarit të shpallen fajtor dhe të dënohen sipas ligjit për veprën penale e cila u vihet në barrë”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë./GazetaePrizrenit.net

 

Asnjë koment

Comments are closed.