06-05-2024

Caktohet mbledhja e ardhshme e Kuvendit Komunal të Prizrenit

Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Prizrenit, Artan Abrashi, ka caktuar mbledhjen e rregullt të XII-të (dymbëdhjetë), të Kuvendit të Komunës së Prizrenit, e cila do të mbahet më 27 dhjetor 2018 (e enjte), në sallën për mbledhjet e Kuvendit të Komunës së Prizrenit, tek “Shtëpia e Bardhë”, duke filluar nga ora 10:00, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.

Në pikat e parapara të rendit të ditës, është paraparë:

Shqyrtimi dhe miratimi i Propozim-vendimit për rikonfirmimin e shkallës tatimore të përcaktuar me Rregulloren e Kuvendit Komunal mbi aplikimin e tatimit në pronën e paluajtshme në Komunën e Prizrenit, të datës 24 dhjetor 2015,

-Informatë mbi Raportin financiar për Politikat Zhvillimore për lloto l-K.F. “Liria”, lloto 2-K.B. “Bashkimi” dhe lloto 3-Teatri i Qytetit “Bekim Fehmiu”, për vitet: 2015, 2016, 2017 dhe 2018, etj.

Para mbledhjes së Kuvendit, për të hënën, më 24 dhjetor 2018, është thirrur mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa, e cila do të mbahet nga ora 14:00 në sallën e mbledhjeve të KPF-së në Shtëpinë e Bardhë.

Me gjasë kjo do të jetë mbledhja e fundit e organit më të lartë për këtë vit./GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.