10-08-2025

Qendrore

20 vjet nga Masakra e Tususit, krimit të pandëshkuar në Prizren

Sot bëhen 20 vjet nga Masakra e Tususit (tash lagjja e Trimave ) në Prizren, që paraqet ngjarjen më të rëndë në qytet, gjatë luftës së fundit, shkruan Gazeta e Prizrenit. Dëshmitarë që mbijetuan masakrën, kanë thënë se në këtë operacion të përgjakshëm janë përfshirë forcat speciale të policisë, në koordinim me formacione të përziera […]

Has: Përkujtohet 20-vjetori i operacionit “Shigjeta”, Presidenti Thaçi shpallet “Qytetar Nderi” i Hasit (foto-video)

Ish-bashkëluftëtarë të njësive të operacionit “Shigjeta”, të shoqëruar edhe nga Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, si dhe shumë hasjanë të tjerë, janë mbledhur sot në Krumë të Hasit të Shqipërisë, për të përkujtuar 20-vjetorin e operacionit, shkruan “Gazeta e Prizrenit”. Nën patronatin e Presidentit të Republikës së Kosovës, manifestimi është mbajtur në shtëpinë e kulturës […]

E dhimbshme: E zë dollapi i shkollës, vdes 9 vjeçari shqiptar

Një djalosh nëntë vjeçar ka vdekur pasi i ra një dollap sipër në një shkollë në Essex, Angli. Ngjarja ndodhi të enjten mbrëma në një klub noti në Shkollën Great Baddow në Chelmsford. Leo Latifi, i cili nuk ishte nxënës i kësaj shkolle, u dërgua në spital ku më vonë vdiq. Mësuesi kujdestar i Shkollës […]

Mungesa e objektit publik, pengon një projekt për lëmoshëkërkuesit në Prizren

Gjetja e një objekti për qëndrim 24 orësh, po paraqet vështirësi për Komunën e Prizrenit, për t’i dhënë një zgjidhje çështjes së lëmoshkërkuesve , të cilët pothuajse e kanë shndërruar qendrën e qytetit “shatërvan” në kamp të tyre, shkruan sot “Gazeta e Prizrenit”. Pas disa shqetësimeve të ngritura, Komuna ka nisur bashkëpunim me organizatën gjermane […]

Gjykata e Prizrenit ia cakton një muaj paraburgim, të kërkuarit nga Gjykata Speciale, Remzi Shalës

Gjykata Themelore (GJTH) Prizrenit, Departamenti i Krimeve të  Rënda duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohë zgjatje prej 1(një) muaji, ndaj të pandehurit me iniciale R.SH. nga fshati Shirokë, Komuna e Suharekës,  për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale, krimi i luftës […]

Aktakuzë për një inspektor komunal në Prizren, dha pëlqimin për biznesin e lojërave të fatit

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit me inicialet F.G., në cilësi të personit zyrtar si Inspektor i Tregut, pranë Drejtorisë së Inspektorateve të Komunës së Prizrenit, për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, shkruan “Gazeta e Prizrenit”. Sipas aktakuzës, i pandehuri F.G., duke shfrytëzuar detyrën e tij zyrtare, i […]

Bastisje për vjedhjet në Suharekë

Me datën 24 maj 2019, Stacioni Policor në Suharekë bazuar në zhvillimet e fundit për të parandaluar rastet e vjedhjeve në Komunën e Suharekës, ka zhvilluar disa bastisje. Gjatë bastisjes policia ishte në kërkim të personave të dyshimtë dhe ky aktivitet ka rezultuar me gjetjen e tri armëve të cilat të dyshimtit i posedonim pa […]

Asamblisti nga Prizreni në Brçko të Bosnjës, Qazim Daqaj kërkon që BeH ta njohë Republikën e Kosovës

“Bosnja dhe Hercegovina duhet ta njohë Republikën e Kosovës me ose pa Milorad Dodikun”, tha në një deklaratë për portalin boshnjak “Otisak.ba” përfaqësuesi i pavarur i pakicës kombëtare shqiptare në Asamblenë e Distriktit Brçko të Bosnjës dhe Hercegovinës, Qazim Daqaj, përcjell “GazetaePrizrenit.net”. Daqaj është nga Krajku i Hasit të Prizrenit, ndërsa punon prej disa dekada […]

Pse po sulmohet Kadri Veseli?

Emri i tij se fundmi është lakuar jashtëzakonisht shumë nëpër media dhe nëpër shumë afera te ndryshme nga fajdexhinjtë e nga të korruptuarit, shkruan gazetaprishtina.info Jane shumë arsye se përse na dërgojnë tek nje pikë që është sulmi ndaj Kadri Veselit. 1. Mbyllja e Kazinove 2. Ndalja e Haraqit 3. Arrestimi i fajdexhinjëve 4. Inicimi […]

Veseli dorëzon kallëzim penal për fajdexhinjtë që ia përdorën emrin

Kryetari i Kuvendit dhe Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka njoftuar se ka deponuar kallëzim penal për një grup mashtruesish e fajdexhinjve që ia përdorën emrin në veprimtaritë e tyre. “Sot kam deponuar kallëzim penal në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, për shkak të keqpërdorimit të emrit tim nga një grup kriminal. Unë […]

Newsletter

  • Abonohuni tani!

    Për më të rejat nga Gazeta e Prizrenit.