02-05-2024

Pse po sulmohet Kadri Veseli?

Emri i tij se fundmi është lakuar jashtëzakonisht shumë nëpër media dhe nëpër shumë afera te ndryshme nga fajdexhinjtë e nga të korruptuarit, shkruan gazetaprishtina.info

Jane shumë arsye se përse na dërgojnë tek nje pikë që është sulmi ndaj Kadri Veselit.

1. Mbyllja e Kazinove
2. Ndalja e Haraqit
3. Arrestimi i fajdexhinjëve
4. Inicimi i tribunalit
5. Lufta ndaj korrupsionit
6. Lufta ndaj krimineleve

Pra të gjitha këto pika kanë ardhur në një përfundim që ndaj liderit te PDK-së dhe kryetari i Kuvendit z.Kadri Veseli të orkestrohen sulme të njëpasnjeshme ndaj tij, duke kërkuar zbrapsjen e tij, pra duke hequr dorë nga mbyllja e kazinove, duke hequr dorë nga luftimi i kriminelëve e fajdexhinjeve.

Sulmet kanë filluar duke e pasur parasysh se z.Kadri Veseli ishte ai që ndaloi lojrat e fatit kur u tha se kthim mbrapa nuk ka dhe siç duket kriminelet nuk e kanë marrë seriozisht deklaratën e z.Veselit dhe të gjitha kazinot u mbyllen dhe nuk do të hapen më!

Per herë të parë në Historinë e shtetit të Kosovës është duke u luftuar krimi dhe korrupsioni në masë të madhe, e bartës i kësaj lufte është pikërisht z.Kadri Veseli i cili është i pakompromis me krimin e organizuar.

Asnjë koment

Comments are closed.