22-12-2024

Sport

Nënkampionet ballkanike nga Banja e Malishevës, priten si heroina në vendlindje

Ekipi i volejbollit për femra U-15, nga Banja e Malishevës, janë pritur si heroina në vendlindjen e tyre, pas suksesit të treguar në Kampionatin ballkanik, të mbajtur në Shkup, ku ato u shpallën nënkampione. Për t’i pritur pas kthimit nga Shkupi, kishin dalë strukturat më të larta komunale të Malishevës, të prirë nga kryetari Begaj, […]

I jepet lamtumira legjendës së futbollit, Fadil Vokrri

Numër i madh i qytetarëve janë mbledhur në varrezat e qytetit në Arbëri. Ata janë tubuar për t’i dhënë lamtumirën e fundit Fadil Vokrrit. Në varrim janë të pranishëm zyrtarë të FIFA-s, krerë shtetëror të vendit si dhe i gjithë komuniteti sportiv. Kurora lulesh në varrin e Vokrrit kanë vënë kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, […]

Vajzat U-15 nga Malisheva, nënkampione ballkanike në volejboll

Ekipi i vajzave në volejboll, nga SHMU “17 Shkurti” nga Banja janë shpallur nënkampion në Kampionatin Ballanik të volejbollit për grupmoshat U-15. Këtë e kanë konfirmuar në faqet zyrtare në facebook, Federata e Sportit Shkollor të Kosovës dhe Klubi i Volejbollit “Malisheva”.   Ndonëse kjo ishte hera e parë që një ekip nga Malisheva, merr pjesë […]

Cana shkruan fjalë prekëse pas vdekjes së Vokrrit

Futbollisti i njohur shqiptar, Lorik Cana, ka bërë një postim prekës në Instagramin e tij, pasi mori lajmin për vdekjen e Fadil Vokrrit, sot në moshën 57-vjeçare, njofton Klan Kosova. “Jam rritur duke me treguar babi Se si keni qenë zëri e nji kombi, me tregojke qe Fadili ishte i pakapshëm për të tjerët ,legjendë, […]

Në nderim të Fadil Vokrrit, nesër ditë zie në Kosovë

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka shpallur ditën e diel, 10 qershor 2018, ditë zie në Kosovë, në nderim të Fadil Vokrrit, i cili sot ndërroi jetë. Varrimi i Vokrrit nesër në Prishtinë në orën 17:00 Në shenjë respekti shtetëror dhe qytetar, me vendim të presidentit Thaçi, nesër flamujt shtetëror do të ngrihen […]

Vojelbollistet nga Malisheva  sot në finale me ekipin nga Bosnja (video)

Kosova, sot do të luaj në finale kundër vajzave nga Bosna e Hercegovina, në Kampionatin Ballkanik në volejboll për vajza U-15,  që po mbahet në Shkup të Maqedonisë transmeton “gazetaeprizrenit.net”   Në orën 18:00 ekipi i vajzave nga shkolla “17 shkurti” e Malishevës do t’i kryqëzoi shtizat me volejbollistet boshnjake, në luftë për fitore.   […]

Kajdomçaj:  Vokrri, përjetësinë e ka fituar me vepra

Sekretari i klubit të futbollit “Liria” të Prizrenit, Bashkim Kajdomçaj  i ka shprehur ngushëllimet më të thella me rastin e ndarjes nga jeta, të kryetarit të FFK-së, Fadil Vokrri.   “I pikëlluar thellë me rastin e ndarjes nga jeta, të kryetarit të FFK-së e mikut tim, më lejoni që Juve familjarë, drejtues të FFK-së, miq […]

Botërori 2018, fituesit marrin plot 33 mln euro nga FIFA

Kampionati Botëror i futbollit është kompeticioni që u siguron të ardhura të mëdha Federatave të skuadrave pjesëmarrëse, e ai i Rusisë nuk bën përjashtim. Tashmë është përcaktuar edhe shpërndarja e shpërblimeve për skuadrat pjesëmarrëse. Mësohet se skuadra triumfuese e Botërorit do të përfitojë 33 milionë euro, ndërsa ajo finaliste do të marrë 25 milionë euro. […]

Vdiq Fadil Vokrri

Legjenda e futbollit të Kosovës dhe kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri ka vdekur sot në moshën 57-vjeçare. Vokrri ka vdekur si pasojë e një sulmi në zemër. Sulmi në zemër ndaj Vokrrit ka ndodhur rreth orës 9:30 të mëngjesit derisa po bënte fitnes. Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar […]

Volejbollistet nga Malisheva fitojnë ndaj Malit të Zi në U-15

Kosova paraqitet mirë në ditën e parë të Kampionatit Ballkanik në volejboll për vajza U-15, transmeton “gazetaeprizrenit.net” Federata e sportit shkollor të Kosovës ka njoftuar se ekipi i vajzave nga shkolla “17 shkurti” e Malishevës ka fituar lojën e parë kundër Malit të Zi, me rezultat 2 me 1 në seta ( 25-15, 14-25, 15-9). […]

Newsletter

  • Abonohuni tani!

    Për më të rejat nga Gazeta e Prizrenit.