Kukësi do të investojë rreth 5 milion euro në rregullimin e stadiumit

Kukësi do të investojë rreth 5 milion euro në rregullimin e stadiumit të ri “Zeqir Ymeri”.

Stadium do të jetë sipas standardeve të UEFA-së, ku do mund të realizohen ndeshje të “Europa League” dhe “Champions League”.

Kryetari i klubit, Safet Gjici, që ka njoftuar përmes një postimi në rrejte sociale, ka thënë se projekti do të paraqitet në Qeveri dhe Federatën Shqiptare të Futbollit.

Shpesh herë fusha e stadiumit të tashëm ka  qenë problematike, për shkak të tapetit sintetik./gazetaeprizreit.net/