16-05-2024

Sport

Atmosferë madhështore në qendrën sportive në ndeshjen Bashkimi-Prishtina

Pothuajse çdo skutë është e mbushur në “Sezai Surroi” në Prizren. Shikuesit në këmbë po përcjellin takimin me brohoritje për te dy ekipet. Pjesa e parë është 39: 39, përkundër që prizrenasit deri vonë kanë avancuar. Në vazhdim pritet lojë interesante për fitoren e kërkuar nga secili ekip.

Atmosferë para ndeshjes  Bashkimi – Prishtina, apelohet për përkrahje korrekte

Tash kur ka mbetur pak më shumë se një orë deri në fillimin e finales në basketboll, në mes të “Bashkimit” dhe Sigal Prishtinës,  në orën 21:00,  në  Prizren ka nisur atmosfera dhe ethet nga takimi për titullin historik të kampionit, raporton “Gazeta e Prizrenit.net”. Si zakonisht gjallërinë dhe frymën optimiste po e bëjnë simpatizantët […]

Gjimnazi ” Gjon Buzuku ” i treti në garat republikane të basketbollit

Federata e Sportit Shkollorë të Kosovës ka mbajtur garat republikane në Basketboll për femra dhe meshkuj. Në garat për femra Gjimnazi ” Gjon Buzuku ” nga Prizreni i udhëhequr nga mësimdhënësi i kësaj shkolle msc. Naif Jahaj zuri vendin e tretë në nivel republikan.  Ekipi tjetër në kategorinë e meshkujve u eliminua nga Gjimnazi “Jeta […]

Dita e Bashkimit

Klubi i basketbollit “Bashkimi” me optimizëm pret ndeshjen finale ndaj ekipit të Sigal Prishtinës, që zhvillohet sonte në orën 21:00 në Prizren. Klubi ka premtuar angazhim maksimal për fitore, në mënyrë që adhuruesit prizrenas ta kenë mundësinë për një kremte madhështore, raporton “Gazeta e Prizrenit.net”. ” T’a shkruajmë HISTORINË së bashku!  Me këtë fjali nisë […]

Sot në rajonin e Prizrenit

Ngjarjet e paralajmëruara për sot: 23 maj 2018: Ora 21:00 Ndeshja finale në basketboll, Bashkimi – Sigal Prishtina në qendrën sportive në Prizren. E vlefshme për titullin e kampionit.

Në cilin vend u radhit Liria në këtë sezon?

FFK ka përmirësuar gabimin teknik, duke e rivendosur Lirinë e Prizrenit në vendin e 5-të të tabelës, për edicionin 2017/18, shkruan “Gazeta e Prizrenit.net”. Kjo është bërë pas kërkesës së zyrtarëve nga klubi bardhezi. Liria, ishte ranguar e 7-ta në radhitjen përfundimtare të tabelës,  ndërsa klubi e konsideroi si lëshim teknik. Sipas rregullores, ky vend […]

“Arpagjikët” paralajmërojnë festë për Bashkimin kampion (foto)

Simpatizantët prizrenas të njohur si “Arpagjiktë” po i japin gjallëri atmosferës sportive në Prizren, shkruan “Gazeta e Prizrenit.net”. Ata sot kanë stolisur Kalanë dhe qytetin. Kjo është bërë si motivim në prag të ndeshjes në basketboll, të së mërkurës Bashkimi – Sigal Prishtina. “Arpagjikët” presin që Bashkimi të shpallet kampion dhe të rrëmbejë titullin historik! […]

“Mbrëmja e maestrit, sa shumë “yje” në lamtumirën e Pirlos

Projektorët e “San San Siros” ndriçuan kryeveprën e fundit të Andrea Pirlos. “Mbrëmja e Maestrit” ka sanskionuar lamtumirën përfundimtare nga futbolli i luajtur i një prej lojtarëve më virtuozë të historisë së futbollit italian. Përkrah ish-futbollistit të Interit, Milanit dhe Juventusit ishte një mori “yjesh”, ish-shokë skuadre të 38-vjeçarit. Nga Del Piero dhe Totti, te […]

Vashat e Lirisë barazojnë me Drenicën 1:1

Vashat e Lirisë së Prizrenit, sot kanë barazuar në ndeshjen me futbollistet e Drenices. Ndeshja e fundit për këtë sezon, në stadiumin “Përparim Thaqi” përfundoi me rezultat 1:1. Golashënues për ekipin prizrenas është Jehona Shala, ndërsa Arta Buliqi për mysafirët. Deri tash ekipi i Lirisë, femrat  ishte në vendin e 10-të të tabelës,  por radhitja […]

Mbahet në Prizren turneu ndërkombëtar i karatesë” Kupa e Lidhjes Prizrenit” (video)

Në Palestren e Sporteve në Prizren, dje  është mbajtur për të gjashtën herë me radhë turneu tradicional i karatesë “ Kupa e Lidhjes së Prizrenit”, organizuar nga klubi i karatesë “ Komandant Drini”. Për të 6-ën herë me radhë në Prizren, klubi i karatesë “ Komandant Drini”, është organizator i turneut tradicional në këtë sport […]