20-04-2024

Sipas maces Akile, sonte fiton Belgjika

Franca do të përballet sot me Belgjikën në orën 20:00 në stadiumin e Shën Petërspurg, ndeshje kjo e vlefshme për gjysmëfianlen e parë e këtij Botërori.

Tashmë janë bërë shumë të njohur edhe kafshët që bëjnë parashikime në lidhje me ndeshjen.

Francë apo Belgjikë, kush do të fitojë sot? Kjo ndeshje nuk mund të mungonte pa parashikimin e maces Akiles që e ka parashikuar se kush do të jetë fituesi i duelit të sotëm.

Sipas saj këtë ndeshje do ta fitojë Belgjika. E njëjta mace ka parashikuar dhe fitoren e Rusisë ndaj Arabisë Saudite dhe fitoren e Iranit ndaj Marokut.

Macja ka gabuar vetëm në parashikimin e fitores së Nigerisë ndaj Argjentinës dhe të Zvicrës ndaj Suedisë.

Mbetet për t’u parë sot në orën 20:00 se kush do të fitojë, do t’i dalë apo jo parashikimi maces./koha.net/

Asnjë koment

Comments are closed.