14-11-2025

Sport

Gazetari turk thotë se Tottenhami ka bërë ofertë zyrtare për Muriqin

Skuadra angleze, Tottenham Hotspur, ka qenë e lidhur me sulmuesin shtatlartë të Fenerbahçes, Vedat Muriqi. E gazetari turk i futbollit, Ferudun Nigdelioglu, shkroi dje në Twitter duke thënë se Tottenhami, bashkë me skuadrën tjetër nga Premier Liga, Burnley, kanë dorëzuar ofertat e tyre zyrtare në Fenerbahçe, raporton Spurs-web.com.

Ja sa para kërkon Arsenali për Xhakën

Granit Xhaka është lojtari më i përfolur tek Arsenal. Emri i Xhakës po lidhet me një largim të mundshëm nga Arsenal, tash e disa muaj, dhe duket se mesfushori kosovar ka gjetur skuadrën e re. Hertha Berlin nga Bundesliga është skuadra që dëshiron shërbimet e Granitit, dhe duket se ata kanë marrëveshje me lojtarin. Por, […]

Bllokohet xhirollogaria bankare e KF “Liria”

Veprimi i institucioneve përgjegjëse rreth situatës në KF “Liria” ka nisur t’ i jap rezultatet e para. Në momentin kur MAP -i e konfirmoj legjitimitetin e komisionit per menaxhim të KF Liria, është bllokuar xhirollogaria e Klubit. Burime brenda komisionit për menaxhimin e KF “Liria” konfirmojnë bllokimin e xhirllogarisë dhe thotë burimi pritet që në […]

Liverpooli “shkel” ndjekësin e parë në tabelë për të ikur larg në krye

Liverpool bën edhe një hap të madh në garën për titull të kampionit. “Të Kuqte” e Anglisë mundën në udhëtim Leicester Cityn, me rezultat 0-4, në kuadër të Premier Leagues. Djemtë e Jurgen Klopp pasi ditë më parë fituan Botërorin e Klubeve, sot, mundën edhe Leicesterin, duke arkëtuar edhe tri pikë të mëdha në garën […]

Kosova dhe Shqipëria formojnë Kupën e përbashkët që dërgon në Evropë

Ëndrra për një eveniment të fuqishëm futbolli në mes të Kosovës dhe Shqipërisë mund të realizohet. Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës Agim Ademi së bashku me presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Dukën po planifikojnë ta bëjnë një kupë të përbashkët e që fituesi i kësaj kupe do të garonte në Ligën […]

MAP njeh Kuvendin e jashtëzakonshëm të ‘Lirisë’ së Prizrenit

Legjitimiteti i Kuvendit të jashtëzakonshëm të Klubit Futbollit ‘Liria’ e Prizrenit është konfirmuar nga Ministria e Administratës Publike (MAP). Pas mbajtjes së Kuvendit të jashtëzakonshëm të KF “Liria” me 16 dhjetor 2019, Komisioni i zgjedhur në Kuvend, i ka njoftuar Institucionet përgjegjëse, Departamentin për OJQ të Ministrisë së Admistratës Publike dhe Federatën e futbollit të […]

Muriqi arrin rekord me këto shifra të frikshme

Sulmuesi i Fenerbahçes, Vedat Muriqi, ka zhvilluar një gjysmësezoni fantastik. Sulmuesi i Kosovës është kthyer në liderin e turqve dhe ka arritur të marrë vëmendjen e shumë klubeve. “Bisha” ka dërguar 10 herë topin në rrjetë në gjysmën e parë të sezonit duke vendosur një rekord te turqit. Muriqi është sulmuesi më i mirë i […]

A po i bashkohet Kosovës ish-anëtari i Juventusit – fotografohet me krerët e FFK-së

Andi Zeqiri pritet të jetë një nga emrat e ri që i bashkohet Kombëtares së Kosovës. Zeqiri, i cili luan me skuadrën e Lausanne, në pozitën e qendërsulmuesit, aktualisht ndodhet në Kosovë. Faqja zyrtare e FFK në Instagram ka publikuar disa fotografi, ku Andi shihet krahë presidentit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi. […]

Prizrenasi Muriqi shënon në fitoren ndaj Beshiktashit

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, ka realizuar gol për Fenerbahçen në derbin e xhiros së 16-të në Turqi, ndaj Beshiktashit. Muriqi shënoi golin në minutën e 58-të për rezultatin 3 me 1, në të mirë të Fenerit, e që në fund doli të ishte edhe rezultati përfundimtar. Goli i Muriqit erdhi pas një aksioni të […]

Dramë në Prizren, Bashkimi fiton ndaj Rahovecit

Bashkimi ka mundur sonte në një ndeshje shumë interesante Rahovecin me rezultat 85:81 (19:21, 20:21, 33:18, 13:21) në derbin e javës së 14-të të Superligës së Kosovës në basketboll. Fillimi i ndeshjes ishte shumë interesant, ku mysafirët e fituan çerekun e parë 19:21, derisa lojë e barabartë u zhvillua edhe në periudhën e dytë që […]