12-10-2024

Këpucët speciale të Rashicës me flamurin e Kosovës dhe Shqipërisë

Milot Rashica ka prezantuar këpucët e reja sportive.

Milot Rashica e ka publikuar një video në llogarinë e tij zyrtare në rrjetin social Instagram, ku ai e ka etiketuar faqen e kompanisë Nike dhe e fokuson telefonin e tij te flamuri i Kosovës dhe i Shqipërisë përkrah inicialeve të tij në këpucët me të cilat luan.

Rashica do të ketë mundësi t’i veshë këto këpuca të dielën në orën 15:30, kur skuadra e tij Werder Bremen do ta presë Hoffenheimin në shtëpi për ndeshjen e xhiros së 19-të të Bundesligës.

Rashica ka shkëlqyer me paraqitjet e tij te skuadra nga Bundesliga, deri më tani gjatë këtij sezoni.

Asnjë koment

Comments are closed.