14-11-2025

Sport

Kosova-Mali i Zi 2:0

Kosova e ka mbyllur pjesën e parë të lojës me epërsi 2:0, ndaj Malit të Zi me golin e sulmuesit Vedat Muriqi./GazetaePrizrenit.net  

Përleshje mes tifozëve të Malit të Zi dhe Dardanëve

Një përleshje ka ndodhur mes tifozëve të Malit të Zi që gjenden në stadiumin “Fadil Vokrri” dhe Dardanëve. Siç edhe shihet shihet nga videoja e siguruar nga Gazeta Express një grup i vogël i malazezëve janë të pranishëm në stadium duke bërë tifo për skuadrën e tyre. Megjithatë gjërat eskaluan para golit të parë të […]

Kosova kalon në epërsi ndaj Malit të Zi

Amir Rrahmani ka shënuar gol për të kaluar Kosovën në epërsi ndja Malit të Zi 1:0. Ai realizoi me kokë pas harkimit të Milot Rashicës në minutën e dhjetë.

Formacionet zyrtare, Kosovë – Mali i Zi

Janë publikuar formacionet zyrtare për përballjen mes Kosovës e Malit të Zi. Te Kosova, ndryshimi më i madh është që Florent Hadërgjonaj do të luajë në sulm në krahun e djathtë, teksa Milot Rashica është në krahun e majtë. Te Mali i Zi nuk do të luajë nga fillimi Fatos Beqiraj. Takimi nis në orën […]

Challandes: “Ne po mendojmë… vetëm si ta mposhtim Malin e Zi

Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes, është shfaqur në konferencë për media para ndeshjes së “Dardanëve” me Malin e Zi Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes, është shfaqur në konferencë për media para ndeshjes që “Dardanët” e zhvillojnë të hënën me Malin e Zi. “Tani për tani nuk po mendoj për Nations League, […]

Ponte Prizreni vazhdon me fitore, mposht Trepçën

  Ponte Prizreni po vazhdon me formë të mirë edhe në xhiron e pestë të Superligës në basketboll. Prizrenasit këtë herë triumfuan ndaj Trepçës me rezultatin 88-78. Takimi ishte shumë interesant, me mitrovicasit që e mbyllen çerekun e parë në avantazh të ngushtë 20:23, por Ponte arriti ta mbyll pjesën e parë 44:41. Fraksioni  dytë […]

Rashica beson se Kosova mund të fitojë tri ndeshjet e mbetura në rrugën për Evropian

Ylli i Kosovës në futboll, Milot Rashica, beson se Kosova mund të fitojë të tri ndeshjet e mbetura në Grupin A kualifikues për të arritur kualifikimin për Evropianin 2020. Pas fitores së Çekisë ndaj Anglisë, Kosovës i janë zbehur gjasat për kualifikim, por nëse arrin rezultate pozitive në ndeshjet ndaj Malit të Zi, Çekisë e […]

Tifozët serbë tërbohen kur e shohin flamurin kuq e zi në stadium, ndërpritet ndeshja

Ndeshja miqësore ndërmjet ekipit italian të Brescias dhe serbëve të Vojvodinës është ndërprerë në minutën e 52’të, kur rezultati ishte në favor të italianëve 2:1. Siç shkruajnë mediat serbe, një gjë e tillë ka ndodhur pasi që tifozë të panjohur në rrethojat e stadiumit kishin vendosur një flamur kuq e zi të Shqipërisë. Një gjë […]

Vedat Muriqit ia mësyn edhe një klub tjetër nga Premierliga

Pas Tottenhamit, sulmuesit kosovar Vedat Muriqi ia ka vënë syrin edhe klubi tjetër nga Premierliga, Bournemouth. Futbollisti prizrenas po shkëlqen në fanellën e Fenerbahçes dhe me Përfaqësuesen e Kosovës. Vedat Muriqi vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes sa i përket afatit kalimtar, shkruan Gazeta Express. Në fakt, sulmuesi kosovar është bërë objektiv i klubeve […]

Basketboll, derbi i kësaj jave në Rahovec

Palestra “Mizahir Isma” do të jetë arenë e derbit të xhiros së pestë të Superligës në basketboll. Të dielën (19:00) do të përballen Rahoveci dhe Bashkimi i Prizrenit, transmeton Koha Ditore. Rahoveci ka fituar dy ndeshjet e deritashme, ndërsa dy të tjera nuk i ka luajtur për shkak të paraqitjes në FIBA Europe Cup. Ndërkohë […]