05-05-2026

Sport

Ja kur është dueli i prizrenasit, Albon Përvizaj VS Dusan Veletic

Boksieri prizrenas, që jeton në Gjermani, Albon Përvizaj do të ndeshet me boksierin Dusan Veletic, në duelin që është caktuar nesër, me 2 nëntor,  transmeton “GazetaePrizrenit.net”. Sipas njoftimit, dueli zhvillohet në mbrëmje në Koblenz të Gjermanisë. Para duelit, Përvizaj ka bërë një deklaratë, ku ndër të tjera ka shkruar: “Ne kemi një duel!!!! Dua të […]

Baseli interesohet për Rexhbeçajn

Ekipi zviceran, Basel, ka shprehur interesim pëshërbimet e mesfushorit kosovar, Elvis Rexhbeçaj, që aktualisht është pjesë e Wolfsburgut. Revista gjermane, “Kicker”, ka shkruar të enjten se Baseli tashmë ka kontaktuar Wolfsburgun për Rexhbeçajn, që e sheh si përforcim të duhur për afatin kalimtar të janarit. Baseli po e kërkon huazimin e mesfushorit 21-vjeçar për gjashtë […]

“Arena Kombëtare” gati për sfidën kundër Francës

Gjithçka duket se është gati për të inaguruar stadiumin “Arena Kombëtare” me punimet që janë në përfundim. Ndeshja e parë zyrtare që do të ngrejë siparin për kombëtaren kuqezi është ajo mes Shqipërisë dhe Francës. FSHF ka mohuar problematikat në lidhje me zhvillimin e ndeshjes më 17 nëntor. Pas inspektimeve të bëra nga UEFA, ajo […]

Pas sulmeve ndaj burrit të saj, ja çfarë ka bërë gruaja e Granit Xhakës

Gruaja e Granit Xhakës është detyruar të marrë një vendim pas sulmeve të njëpasnjëshme drejtuar burrit të saj. Xhaka është cak i sulmeve dhe fyerjeve nga tifozët e Arsenalit, që prej incidentit të tij këtë vikend, shkruan Insporti Pasi e fishkëllyen në momentin kur po zëvendësohej, Xhaka u inatos dhe provokoi edhe më shumë tifozët, […]

Rahoveci të mërkurën e pret Ibarin

Skuadra e Rahovecit do ta presë Ibarin e Rozhajës në kuadër të xhiros së dytë të Ligës Ballkanike. Ndeshja do të zhvillohet nesër (e mërkurë, 18:00) në palestrën “Mizahir Isma” dhe është e para për Rahovecin që e luan në shtëpi në kuadër të BIBL-it. Rahoveci, javën e shkuar në xhiron e parë debutoi me […]

v/kapiteni i Arsenalit i del në mbrojtje Granit Xhakës

Hector Bellerin, mbrojtësi i Arsenalit i cili është zëvendëskapiten i klubit londinez i ka dalur në mbrojtje Granit Xhakës pas reagimeve të kosovarit në ndeshjen e fundit. Bellerin ka thënë se të gjithë janë njerëz dhe emocionet nganjëherë nuk mund të kontrollohen. Ka deklaruar se është kohë që ta ndihmojnë njëri-tjetrin dhe jo të largohen […]

Jure Gunjina, shtylla e Rahovecit

Ishte sekonda e fundit e ndeshjes ndërmjet Rahovecit dhe Feronikelit në kuadër të Superligës së Kosovës dhe “vreshtarët” ishin në disavantazh prej tri pikëve (75:72). Në aksionin e fundit, qendra e Rahovecit, Jure Gunjina, nuk kishte kohë shumë, kështu që me të marrë topin, gjuajti pothuajse nga koshi në kosh për të realizuar, duke bërë […]

Rashica me notën më të lartë pas performancës së sotme

Milot Rashica shkëlqeu për Werderin në barazimin 2:2 ndaj Bayer Leverkusenit. Ai shënoi golin e parë, i cili ishte një “bombë” e vërtet nga distanca. Pas ndeshjes, Rashica pati notën më të lartë nga ekipi i Werder Bremenit.

Ponte Prizreni fiton derbin lokal, mund Yllin

Basketbollistët prizrenas të ekipit Ponte Prizreni kanë mundur me 5 pikë epërsi ekipin nga Suhareka Golden Eagle Ylli me rezultat 78:73, shkruan “Gazeta e Prizrenit”. Ndeshja interesante me momente dramatike u zhvillua në palestrën “Sezai Surroi” në praninë e 500 shikuesve. Malcom Canada me 25 pikë ishte më efikasi te prizrenasit, tek të cilët pikë […]

Newsletter

  • Abonohuni tani!

    Për më të rejat nga Gazeta e Prizrenit.