19-05-2024

Vazhdojnë skandalet-kompania merr paratë nga tifozët, por nuk ua lëshon biletat

Kompania ‘tiks.app’ e cila është e autorizuar që të shes biletat e ndeshjeve të Kosovës, ka ekzekutuar pagesa të shumta të biletave, mirëpo që ato bileta nuk janë dërguar ende as në këtë kohë tek e-mail adresa e personave që kanë paguar për to, shkruan Gazeta Metro.

Dje në ora 16:00 ka filluar shitja e biletave për ndeshjen e shumëpritur Kosova-Anglia, e cila do të zhvillohen në kuadër të ciklit kualifikues për ‘Euro 2020’, në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë.

Është numër i vogël i njerëzve që kanë lajmëruar se kanë rezervuar një biletë për ta parë këtë ndeshje. Mirëpo kjo nuk ka qenë si shkak i mos dëshirës për të parë Kosovën, por ka qenë shkak i problemeve të shumta të ueb-sajit ‘tiks.app’.

Personat të cilët kanë paguar biletën janë ankuar në rrjetet sociale se edhe pse kanë bërë pagesën, atyre ende nuk i’u është dërguar në e-mail bileta, për të cilën tashmë kanë dhënë para.

Në grupin ‘Maniakë t’futbollit’ në Facebook, janë paraqitur një numër i madh i personave të cilat kanë kryer pagesën, por nuk e kanë marrë ende biletën.

Asnjë koment

Comments are closed.