11-04-2026

Prizren

Kontrabandoi sirianë nga Shqipëria në Kosovë, arrestohet i dyshuari

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në pikë kalimin kufitar në Vërmicë.I njëjti u arrestua pasi që në veturën e tij janë gjetur tre Sirian (refugjat), që dyshohet që kanë kaluar kufirin ilegalisht nga R. Shqipërisë për në R. Kosovës. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Turistët nga Arabia Saudite kënaqen në Prizren për Bajram

Përveç shumë mërgimtarëve, për Kurban Bajram në Prizren kanë ardhë edhe turistë nga Arabia Saudite. Disa kanë udhëtuar thjesht për vizitë, teksa po u pëlqen atmosfera e Bajramit, por edhe klima jo shumë e nxehtë. Ndërsa youtuberi Abdullah Alsaid për t’i xhiruar vendet më të mira të qytetit. Ky madje edhe i ka veshur rrobat […]

Prizren: Urimet e Bajramit për harmoni, solidaritet si dhe tejkalimin e pandemisë!

Zyrtarët komunal si dhe përfaqësues  të subjekteve politike të Prizrenit, kanë uruar qytetarët e besimtarët islam për festën e Bajramit të Kurbanit, transmeton “GazetaePrizrenit.net”. Në urimin e kryetarit të Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, urohet për shëndet dhe mbarësi në familje! “Gëzohemi që këtë vit, ndryshe nga viti i kaluar, kjo festë po na gjen […]

Pajtohen dy familje nga Prizreni, në prag të festës së Bajramit

Ndonëse janë pakësua, rastet e hasmërisë mes  familjeve shqiptare ende janë të pranishme. Megjithatë me ndërhyrjen e veprimtarëve kombëtar ato kanë gjetur forcë për pajtim. Kjo ndodhi në prag të festës së Kurban Bajramit edhe në mes familjes Kryeziu nga Arbana e Prizrenit dhe familjes Shala nga Hoqa e Qytetit. Për këtë këtë gjest sa […]

Ja përse Prokuroria ka opsion ndjekjen penale të Mytaher Haskukës

Prokuroria po i shqyrtuar dy ospione pasi Komuna e Prizrenit nuk dërgoi një përfaqësues ligjor në rigjykimin për korrupsion ndaj ish-drejtorit të Inspektoratit, Bujar Nerjovaj, i cili njëherë ishte dënuar me gjashtë muaj burgim por se lënda e tij ishte kthyer në rigjykim. Prokurori i Shtetit, Metush Biraj, ka thënë se së pari duhet parë […]

Paraburgim të dyshuarit nga Prizreni për shitje të paautorizuar të substancave narkotike

Gjykata Themelore në Prizren në një komunikatë për media ka njoftuar se,  Departamenti i Krimeve të Rënda, gjyqtarja e procedurës – Raima Elezi, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje tridhjetë (30) ditë, e cila do të llogaritet prej kohës së arrestimit 16.07.2021 dhe mund të zgjasë deri më datën 16.08.2021, ndaj të pandehurit P.M., për shkak të dyshimit të bazuar se […]

Në Prizren kapen qindra gram kokainë

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prizren pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, janë gjetur dhe konfiskuar: 113.33 gram substance narkotike e llojit Kokainë, tri peshore, një sef metalik, një çantë krahu me 1,108 euro, një telefon, një veture Citroen dhe një motoçikletë, të cilat dyshohet se janë përdorur për shpërndarje […]

LDK kundërpërgjigjet: Haskuka i nervozuar me partinë e tij, Vetëvendosjen

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka hedhur akuza në drejtim të PDK-së, LDK-së dhe AAK-së, duke dajësuar kuvendarë e tyre.  “Si kanë fytyrë këta të PDK-së, LDK-së dhe AAK-së të flasin për Prizrenin”, ka thënë ai në një videomesazh. Në anën tjetër përmes një komunikate për media, dega e LDK-së në Prizren i […]

Bastisje në lagjen “Arbana”, policia i konfiskon një kallash të dyshuarit

Policia në Prizren ka kryer bastisje në shtëpinë e një të dyshuari në rrugën “Fetah Sylejmani” në lagjen “Arbana”. Burimet e IndeksOnline brenda policisë kanë thënë se bastisja është kryer në orët e para të së premtes në bazë të një urdhërese të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren. Bastisja është kryer pas marrjes si […]

23 vjet nga beteja e parë e UÇK-së në komunën e Prizrenit

Sot, mbushen 23 vjet nga beteja e parë në mes të ushtarëve të UÇK-së dhe forcave serbe në komunën e Prizrenit, të zhvilluar më 16 Korrik 1998. Atëkohë, forcat e mëdha serbe patën ndërmarrë një ofensivë kundër pozicioneve të UÇK-së në rajonin Vrrinit, të shpallur zonë e lirë e UÇK-së, por pas luftimeve të ashpra […]