Pajtohen dy familje nga Prizreni, në prag të festës së Bajramit

Ndonëse janë pakësua, rastet e hasmërisë mes  familjeve shqiptare ende janë të pranishme.

Megjithatë me ndërhyrjen e veprimtarëve kombëtar ato kanë gjetur forcë për pajtim. Kjo ndodhi në prag të festës së Kurban Bajramit edhe në mes familjes Kryeziu nga Arbana e Prizrenit dhe familjes Shala nga Hoqa e Qytetit.

Për këtë këtë gjest sa fisnik dhe burrëror, njoftoi Kryetari i Nismës në Prizren, Zafir Berisha.

Edhe Fetah Bekolli, aktivist i palodhur në pajtimin e gjaqeve dhe ngatërresave në mbarë vendin tonë, ishte i pranishëm në këtë ngjarje.

Njoftimi i plotë:

Sot, nē prag të Kurban Bajramit, së bashku me Fetah Bekolli (kryetar i Këshillit për pajtim të gjaqeve në Prizren) dhe Mirsad Çollakun, bëm pajtimine ngatrresēs midis familjes së Skender Kryeziut nga lagjja Arbana dhe Ridvan Shala nga Hoqa e Qytetit!

Dhashtë zoti që midis familjeve shqiptare mos të përsēritet asnjë e keqe.

Zafa