25-04-2024

Besimtarët musliman festojnë Kurban Bajramin

Besimtarët e fesë islame si në mbarë botën ashtu edhe në Prizren po festojnë Kurban Bajramin.

Manifestimi qendror u bajt në xhaminë Gazi Mehmed Pashës, apo xhamia e ‘Bajraklisë’ në Prizren.

Me rastin e festës së Kurban – Bajramit, Këshilli i Bashkësisë Islame në Prizren, si tradicionalisht organizon pritje përurimi në selinë e Kryesisë nga ora 9:00-12:00.

Festa e Kurban Bajramit shënon kulmin e pelegrinazhit në Mekë, vendi më i shenjtë për myslimanët. Çdo vit besimtarët ndjekin ritualin e pelegrinazhit drejt Mekës. Sivjet numri është i kufizuar për shkak të pandemisë Covid-19.

Asnjë koment

Comments are closed.