23-04-2024

Në Prizren kapen qindra gram kokainë

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prizren pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, janë gjetur dhe konfiskuar: 113.33 gram substance narkotike e llojit Kokainë, tri peshore, një sef metalik, një çantë krahu me 1,108 euro, një telefon, një veture Citroen dhe një motoçikletë, të cilat dyshohet se janë përdorur për shpërndarje të narkotikëve.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Asnjë koment

Comments are closed.