04-11-2025

Prizren

Dështon shqyrtimi fillestar ndaj 5 inspektorëve të ndërtimit

Ka dështuar shqyrtimi fillestar kundër 4 inspektorëve komunal të Prizrenit, dhe një inspektori të Ministrisë së Mjedisit, të cilët akuzohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare lidhur me ndërtimet pa leje në Prevallë, shkruan koha.net. Gjyqtarja Shadije Gërguri ka bërë të ditur se seanca është shtyrë për 8 janar për shkak të mungesës së të akuzuarit […]

I riu nga Prizreni, që humbi jetën në aksident, arrestohet shoferi

Policia ka njoftuar për arrestimin e shoferit,  në rastin e  vetaksidentit ku mbeti i vdekur i riu 20 vjeçar nga Hasi, Leotrim Agim Çoçaj, që ishte në ulësen e pasagjerit, raporton “GazetaePrizrenit.net”. Aksidenti fatal ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në rrugën Tupec-Landovicë. Përmes raportit të saj 24-orësh, Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur rreth […]

Aksident mes automjetit dhe biçiklistit në Prizren

Një aksident trafiku ka ndodhur ndërmjet një automjeti dhe një biçiklisti mashkull K/Shqiptar. raporton “GazetaePrizrenit.net”. Referuar policisë, drejtuesi i veturës është larguar nga vendi i ngjarjes. Si pasojë e goditjes, biçiklisti kishte pësuar lëndime trupore dhe kishte marr tretman mjekësor në  spitalin e Prizrenit e më pas është  liruar në shtëpi. Rasti nën hetime. /GazetaePrizrenit.net/

Aksident fatal në rrugën Tupec-Landovicë, humb jetën një 20 vjeçar nga Hasi

Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur mbrëmë në rrugën Tupec-Landovicë, ku ka humbur jetën, i riu 20 vjeçar nga Hasi, raporton “GazetaePrizrenit.net”. Ndonëse policia ka njoftuar se identiteti i viktimës është L. Ç., nga burimet mësohet se viktima është Leotrim Çoçaj. Komunikata e Policisë në Prizren: “Me datën 5 janar në orët e mbrëmjes […]

Kalon me veturë mbi Urën e Gurit në Prizren (VIDEO)

Një person ka kaluar me veturë mbi Urën e Gurit. Ndonëse është e ndaluar, të kalosh me automjete mbi urën, herë pas here del ndonjë person që merr guxim të bëjë gjëra që nuk përkojnë me traditën e këtij qyteti, shkruan GazetaePrizrenit.net Në këtë video shihet një veturë që kapërceu Urën e Gurit. Ka pasur […]

Dhunohet një femër e dehur në Prizren

Një rast i dhunimit është raportuar në Prizren, ku një femër njoftohet se është dhunuar në një hotel, raporton Gazeta e Prizrenit. “Viktima femër K-Shqiptare ka informuar se është dhunuar në një hotel në Prizren nga një mashkull i pa njohur. Sipas viktimës, ajo ka qenë nën ndikim të alkoolit”, thuhet në raportin e Policisë. […]

Tre këmbësorë shkelen në Prizren

Në Prizren kanë ndodhur tri raste ku në rrugë të ndryshme janë goditur tre këmbësorë nga shofer të pakujdesshëm. Aksidenti i parë ka ndodhur në rrugën “Zahir Pajaziti”, kurse i dyti në rrugën “Ekrem Rexha”, ku pësuan dy këmbësorë. Komunikata e policisë Rr. Zahir Pajaziti, Prizren 03.01.2020 – 09:30. I dyshuari mashkull K-Shqiptar përderisa ishte duke drejtuar […]

Para e stoli ari vidhen në një shtëpi në Prizren

Një rast i vjedhjes ka ndodhur në një shtëpi në Prizren. Sipas policisë rasti ka ndodhur dje pasdite në lagjen “Dardania”. “Ankuesi mashkull K-Shqiptar ka informuar se persona të pa njohur kanë depërtuar me forcë në shtëpinë e tij dhe kanë vjedhur stoli ari, para të gatshme dhe dy lap-top”, thuhet në raportin e Policisë./GazetaePrizrenit.net

Digjet mobileria në Lubizhtë të Prizrenit (VIDEO)

Në Lubizhdë të Prizrenit mori flakë një biznes. Pronari i zdrukthëtarisë që po dyshohet se u dogj nga kabllot e rrymës, po thotë se dëmet material janë të mëdha. Kronikë nga Klan Kosova

Prizren: Nga e hëna nis aplikimi për rregullimin e banimit për familjet skamnore

Drejtoria e Punës dhe Mirëqenies Sociale për vitin 2020 ka paraparë linjën buxhetore për projektin e ndarjes së materialit ndërtimor për kulme, ndërtimin e shtëpive dhe meremetimin e shtëpive dhe banesave. Me këtë projekt mbështeten familjet skamnore pa strehim dhe ato me shtëpi të dëmtuara nga vjetërsia. Aplikimi për të përfituar nga ky projekt është […]