Komuna e Prizrenit marrëveshje bashkëpunimi me Caritas-in zviceran për sektorin e bujqësisë

Kryetari i komunës, Mytaher Haskuka ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me drejtoreshën e Caritas-it zviceran në Kosovë, Vera Haag Arbenz, për realizimin e projektit “Prosperiteti i prodhimtarisë agrare në Kosovë nga investimet e qëndrueshme rurale – PASURI” gjatë vitit 2020.

Përmes faqes zyrtare të komunës së Prizrenit, bëhet e ditur se projekti është zbatuar edhe në vitin e kaluar, nëpërmjet së cilit është bërë promovimi i prodhimtarisë bujqësore, ngritja e sipërfaqeve të kultivuara dhe certifikimi i fermerëve.

Projekti edhe sivjet do t’i jep rëndësi të veçantë kulturave bujqësore si kultivimi i frutave manore, bimëve mjekësore dhe prodhimi i mjaltit, thuhet në këtë njoftim nga komuna e Prizrenit.